E
Shtunë, 3 Dhjetor 2011, në 19:40
Bija ime, Unë kam nevojë për lutjet e të gjithë besimtarëve
në mënyrë që ata të mund të shpëtojnë shpirtrat e të ligjve. Shumë prej tyre janë kaq shumë të mbushur me krenari për
shkak të njohurisë së tyre të vet-shpallur të mësimeve të Mia saqë mungesa e
tyre e përulësisë më shkakton dhimbje.
Ata duhet të luten për hiret që ata të
bëhen të vegjël përsëri dhe të kenë besim tek Unë.
Kërkoju atyre që të
recitojnë këtë lutje.
“O Jezusi im, më
ndihmo ta shmang mëkatin e krenarisë kur unë flas në Emrin Tënd.
Më fal, nëse
ndonjëherë e nënvlerësoj dikë në Emrin Tënd të Shenjtë.
Më ndihmo të dëgjoj,
Jezus, kur Zëri Yt flitet dhe më mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që ta
dalloj qartë të Vërtetën e Fjalës Tënde kur Ti i bën thirrje njerëzimit. Amen.”