E
Diel, 13 Nëntor 2011, në 19:00
Bija
Ime fort e dashur, nganjëherë Mesazhet e Mia të ngatërrojnë. Por kjo është në
rregull. Udhët e Mia dhe ato plane Hyjnore të orkestruara nga Ati Im i
Përjetshëm nuk janë të lehta për t’u kuptuar.
Mbaji
mendimet e tua mbi Mua. Përqendrohu vetëm në lutje dhe sidomos në ato lutje që
do të ndihmojnë të shpëtojnë mëkatarët e ngurtë nga flakët e Ferrit.
Kaloje
këtë periudhë të kohës në meditim të qetë dhe lutje të thjeshtë. Kjo është
gjithçka që secilit nga fëmijët e Mi i nevojitet për t’u përqendruar. Ata duhet
të synojnë të sjellin familjet dhe miqtë e tyre tek Unë në përgatitje për
ardhjen Time.
Lusni,
lusni, lusni Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore për të siguruar
shpëtimin për ata shpirtra kaq të infektuar nga i ligu saqë i vetmi shpëtim i
tyre do të jetë përmes lutjeve tuaja.
Mos
u përpiqni t’ua shpjegoni këto kohë fëmijëve tuaj, sepse ata nuk do të
kuptojnë. Për shumë kjo mund të shkaktojë frikë të panevojshme.
Përsëri
Unë u them të gjithë fëmijëve të Mi të shtrenjtë, Unë Jam duke ardhur për t’ju
shpëtuar. Mbajeni mend këtë. Po të mos vija Unë në këtë kohë ju do të
rrëshqisnit tutje nga Unë për shkak të fuqive të forcës së të keqes kaq të
përhapur në botën tuaj.
Unë
Jam shpëtimi juaj. Shpëtimi juaj nga tmerret që ju po i dëshmoni në botën tuaj
të shkaktuara nga ndikimi satanik ngado që të shikoni. Fëmijë, ju duhet të kini
besim në Dashurinë Time për ju. A nuk e dini se Unë nuk do e lejoja që ju të
gjithë të vazhdoni ta duroni këtë ligësi?
Për
të gjithë ju, fëmijët e Mi, Unë ju premtoj këtë. Ju do të shijoni Epokën e Re
të Parajsës si fëmijët e Mi të zgjedhur. Por do t’i takojë çdo burri, gruaje
dhe fëmije mbi moshën e arsyes që të vendosin nëse ata duan të bashkohen së
bashku si një për ta shijuar këtë ekzistencë të lavdishme.
Lutuni,
qetësohuni dhe gëzohuni sepse kjo kohë është e shkurtër tani.
Këndoni
në falënderim të Atit Tim të Përjetshëm, për lavdinë që Ai do të dërgojë mbi të
gjithë ata që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i njerëzimit