E
Hënë, 14 Nëntor 2011, në 20:15
Bija
Ime fort e dashur, përse ndodh që njerëzit i komplikojnë Mësimet e Mia? Sa
shumë nga fëmijët e Mi e keqkuptojnë dhe e nënvlerësojnë Mëshirën Time të
madhe. Megjithëse kaq shumë herë Unë iu premtoj fëmijëve të Mi falje për
mëkatet e tyre, ata akoma kanë frikë se Unë nuk mund ta fal gjithë mëkatin,
sado i rëndë të jetë mëkati.
Ligësia
në botë është shkaktuar nga urrejtja që Satani ka për njerëzimin. Ata mëkatarë
të gjorë, të gënjyer që skllavërisht e ndjekin udhën e mashtrimit janë fëmijët
e Mi të dashur.
Unë
e dua secilin prej tyre dhe Unë do të vazhdoj t’i dua ata pavarësisht nga
errësira e shpirtit të tyre.
Dashuria
Ime është e përjetshme dhe nuk do vdesë kurrë kur ajo vjen tek çdo shpirt. Unë
Jam gati t’i fal plotësisht dhe t’i përqafoj të gjithë. Unë Jam përgatitur për
të bërë gjithçka për t’i kthyer të gjithë mëkatarët në gjirin Tim pavarësisht
se sa ata më fyejnë Mua.
Satanit
do t’i ndalohet të vjedhë shpirtra të tillë, por do të jetë vetëm kur mburoja e
krenarisë të hiqet nga mëkatarët, që ata mund të kthehen tek Unë dhe të bëhen
pjesë e familjes Sime të dashur përsëri. Mos e keqkuptoni. Unë vetëm mund t’i
sjell shpirtrat më pranë Meje. Unë nuk mund t’i detyroj ata që të më duan Mua.
Unë nuk mund t’i detyroj ata që të dëshirojnë të hyjnë në Mbretërinë Time të
Parajsës. Atyre do t’iu duhet që të pranojnë Dorën Time të Pajtimit si fillim,
përmes vullnetit të tyre të lirë.
Unë
Jam, siç të kam thënë ty, bija Ime, herë pas here, së pari një Hyj i Mëshirës.
Drejtësia Ime do të materializohet, por vetëm kur çdo masë shteruese të jetë
marrë për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm mbi Tokë.
Bija
Ime, kjo Punë nuk do të kishte qenë kurrë e lehtë për ty. Për shkak se Unë të
kam dhënë këtë detyrë të shenjtë të kësaj madhësie, ajo do të kërkojë forcë të
jashtëzakonshme nga ana jote. Ti je bërë për të qenë e fortë. Ti ke qenë
përgatitur për këtë Punë që kur dole nga barku i nënës tënde. Të gjitha
përgjigjet e tua ndaj udhëzimeve të Mia më të shenjta kanë qenë sipas planit
Tim hyjnor për njerëzimin. Është për arsyen se ti je e bashkuar me Mua – E ke
harruar këtë? – që ti do të vuash të njëjtin refuzim, që Mua mu desh të duroja
gjatë kohës Sime mbi Tokë. Po të njëjtin refuzim nga ata që mburren për
njohuritë e tyre intelektuale mbi Mësimet e Mia, me qëllim që t’i refuzojnë
këto Mesazhe të Mia, të dëshmuara nga ju në botën sot. Këta shpirtra, të
mbushur me krenari dhe me dijen e tyre të vet-shpallur të Shkrimit të Shenjtë,
nuk arrijnë ta kuptojnë këtë.
Mësimet
e Mia janë shumë të thjeshta. Shtojini gjithë gjuhën e hollë dhe prozën që ju
doni, e Vërteta mbetet ashtu si gjithmonë ka qenë. Duajeni njëri tjetrin ashtu
si Unë ju dua. Do të jetë vetëm kur ju të tregoni respekt për njëri tjetrin dhe
ta doni njëri tjetrin që ju me të vërtetë mund ta shpallni Fjalën Time.
Sa
shumë paqartësi ekziston, bija Ime. Sa shumë terror dhe frikë e futur ndër
fëmijët e Mi rreth të ardhmes së tyre. Nëse vetëm shpirtrat do të qetësoheshin
dhe do të luteshin për Mëshirë, atëherë lutjet e tyre do të merrnin përgjigje.
Katastrofat mund dhe do të evitohen. Mbani shpresën gjallë në shpirtrat tuaj,
fëmijë. Kurrë mos u zhysni poshtë duke e gjykuar njëri tjetrin dhe sigurisht
kurrë mos e bëni këtë në Emrin Tim.
Kush
guxon të gjykojë një njeri tjetër përmes talljes, në emër të Krishtërimit, do
t’i duhet të përballet me Mua. Atij që mëkaton kundër profetëve të Mi do t’i
duhet të më përgjigjet Mua. Fjala Ime nuk është e refuzuar nga dashuria. Fjala
Ime nuk është e refuzuar nga frika. Jo, ajo është e refuzuar për shkak të
mëkatit të krenarisë.
Shpëtimtari juaj
Jezu
Krishti