E
Mërkurë, 16 Nëntor 2011, në 20:30
Bija
Ime e dashur, dëgjo tani. Të lutem t’i sigurosh të gjithë fëmijët e Mi se
besimi do të garantojë shpëtimin e tyre. Kjo është gjithçka që ka rëndësi tani.
Dashuria
për Mua dhe për njëri tjetrin do të jetë udha juaj drejt Parajsës.
Nëse
ju e doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë, ajo duhet të jetë e pakushtëzuar.
Ju duhet t’i pranoni të metat e njëri tjetrit. Falni, fëmijë. Lufta nuk buron
nga Qielli. Ajo shkaktohet nga mashtruesi për të krijuar trazira.
Ngrihuni
tani dhe lutuni, lutuni, lutuni për Mëshirën Time të madhe, ndërsa koha është
pothuajse mbi ju.
Përgatitjet
tani janë kryer.
Ju
thjesht prisni tani.
I
përgatisni shpirtrat tuaj dhe lutuni për njëri tjetrin. Thjesht prano Vullnetin
Tim të Shenjtë, bija Ime.
Mos
kërko shpjegime. Ndiqi udhëzimet e Mia dhe trego bindje në çdo kohë. Mos bjer
në kurthe që ngrihen për të inkurajuar ty të rrëzohesh. Satani do që ti të
rrëzohesh, në mënyrë që ai të mund të shkelë mbi ty, por Unë duhet përsëri të
ta kujtoj që të qëndrosh e heshtur. Vuaje çdo indinjatë me sy të ulur përtokë
në përulësi të plotë.
Më
imito Mua, bijë, në gjithçka që ti bën. Kur ti ta bësh këtë Satani nuk mund të
ketë sukses me ty.
Shkoi
tani dhe prit, sepse Unë Jam duke ardhur së shpejti.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit