Kerko Mesazhet ketu

Friday, 6 May 2016

Lutja e Kryqëzatës (1): Dhurata ime për Jezusin për të Shpëtuar shpirtrat

E Enjte, 17 Nëntor 2011, në 21:00

Bija Ime e dashur, të lutem kërkoju fëmijëve të Mi që t’i recitojnë këto Lutje që tani deri tek Paralajmërimi. Ndjekësve të Mi iu kërkohet që t’i recitojnë këto Lutje, të cilat Unë do t’i jap ty çdo ditë për të shpëtuar shpirtrat. 

Kjo është Lutja e parë:

Dhurata ime për Jezusin për të shpëtuar shpirtrat

“Më i dashuri Jezusi im, Ti që na do ne aq shumë, më lejo mua në mënyrën time të përulët të ndihmoj për të shpëtuar shpirtrat e Tu të çmuar.
Ki Mëshirë për të gjithë mëkatarët, pavarësisht se sa rëndë ata të ofendojnë Ty.

Më lejo mua që përmes lutjes dhe vuajtjes, të ndihmoj ato shpirtra që mund të mos i mbijetojnë Paralajmërimit, për të kërkuar një vend pranë Teje në Mbretërinë Tënde.

Dëgjoje lutjen time, O Jezus i ëmbël, për të të ndihmuar Ty t’i fitosh ato shpirtra që Ti i dëshiron me ëndje.

O Zemra e Shenjtë e Jezusit, unë të premtoj besnikërinë time ndaj Vullnetit Tënd Më të Shenjtë në çdo kohë. Amen.”

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti