E
Martë, 22 Nëntor 2011, në 20:00
Bija
Ime fort e dashur, ardhja Ime për të shpëtuar njerëzimin, akoma edhe një herë,
përpara Gjykimit Final, është shumë afër. Gëzimi Im është i përzierë me vuajtje
të thellë për shkak të atyre shpirtrave që do ta refuzojnë Mëshirën Time.
Ti,
bija Ime, duhet të luftosh së bashku me ushtrinë Time të atyre bijve të dashur
të Kryqit për t’i shpëtuar këta shpirtra.
Kjo është Lutja që ata duhet të thonë
për të lypur Mëshirë për shpirtrat në errësirë.
Jezus,
unë të lutem Ty që t’i falësh ata mëkatarë, aq të errët në shpirt, të cilët do
ta refuzojnë Dritën e Mëshirës Tënde.
Fali
ata, Jezus, unë të përgjërohem Ty, për t’i shpenguar ata nga mëkatet prej të
cilave e kanë aq të vështirë të shkëputen.
Vërshoi
zemrat e tyre me Rrezet e Tua të Mëshirës dhe jepu atyre mundësinë që të
kthehen në përqafimin Tënd.
Amen.
Jezusi
juaj i dashur