E
Premte, 18 Nëntor 2011, në 21:00
Bija
Ime fort e dashur, sot Unë iu kërkoj ndjekësve të Mi që ta ofrojnë këtë Lutje
për të shpëtuar ata fëmijë të gjorë që po torturohen nga udhëheqësit e vendeve
të tyre, të cilët nga ana e tyre po diktohen nga forca Globale, jo të Hyjit.
"Ati im i Përjetshëm, në Emër të Birit Tënd të
dashur, Jezu Krishtit, unë kërkoj që Ti t’i mbrosh fëmijët e Tu nga persekutimi
që po komplotohet nga forcat botërore kundër kombeve të pafajshme.
Unë
lutem për faljen e mëkatit të atyre shpirtrave që janë shkaku i kësaj vuajtje,
që ata të mund të kthehen tek Ti me zemra të përulura e të penduara.
Të
lutem jepua fëmijëve të Tu të torturuar forcën për t’i duruar këto vuajtje në
shpërblim për mëkatet e botës, përmes Krishtit Zotit Tonë.
Amen."