Unë vij sot, bija Ime, për t’i mbledhur bashkë fëmijët e Mi të shtrenjtë dhe të gjithë ata që besojnë tek Unë, që të luten të bashkuar për të shpëtuar të gjithë shpirtrat mbi Tokë.
Është dëshira Ime që ju ta vërtetoni dashurinë tuaj të pafund për Trininë e Bekuar duke treguar përulësi, në dashuri për njëri tjetrin, në mënyrë që mëkati të mund të falet për të gjithë njerëzimin.
Unë Jam Hyji i Drejtësisë, por Jam së pari dhe mbi të gjitha, Hyji i Dashurisë dhe i Mëshirës. Dashuria Ime Hyjnore prej Ati për ju reflektohet në Mirësinë Time Mëshiruese.
Prandaj, është qëllimi Im për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat, në këto, kohët e fundit siç ju i njihni mbi Tokë. Mos kini frikë, fëmijë. Qëllimi Im nuk është për t’ju frikësuar, por për t’ju përqafuar brenda gjithë Dashurisë Sime gjithëpërfshirëse për çdo fëmijë Timin.
Unë iu bëj thirrje gjithë fëmijët të Mi, sidomos atyre shpirtrave kaq të mbushur me dashuri për Mua, Krijuesin e tyre, që të bashkoheni me vëllezërit dhe motrat e tuaja dhe të ngriheni kundër të ligut në botë.
Satani dhe çdo djall në Ferr tani enden në Tokë në mosbindje ndaj Meje, gjatë këtyre kohëve të fundit, fëmijë. Ata janë shpërndarë nëpër botë duke persekutuar shpirtra dhe duke i çuar ata në prag të çmendurisë.
Influenca e djallit po ndjehet nga pothuajse çdonjëri prej jush në këtë kohë. Është për arsyen se Ekzistenca Ime dhe ajo e Birit Tim të dashur janë mohuar, refuzuar dhe hedhur mënjanë, që errësira tani e mbulon botën tuaj. Duke mos e pranuar të Vërtetën e Krijimit tuaj mbi këtë Tokë, ju, fëmijët e Mi të dashur, jeni bërë pa dashur një shënjestër e Satanit.
Ju do të vini re një numër ndryshimesh në jetën tuaj pasi ky infektim e ka mbërthyer botën tuaj. Vrasje, urrejtje, pakënaqësi për shpalljen e Lavdisë Sime apo për pranimin e Ekzistencës Sime, luftë, persekutim, lakmi, kontroll dhe shthurje morale. E gjithë kjo ligësi ka qenë krijuar në botën tuaj nga Satani dhe është përhapur nga mëkatarë tepër të hapur ndaj premtimeve të tij boshe dhe të rreme.
Ai, Satani, tundon më parë ata mëkatarë të etur për pushtet dhe ata me besim të dobët. Pasi i ka joshur ata, ai më pas i pushton ata. Ata, më tej, infektojnë dhe shkaktojnë dhimbje të tmerrshme duke kryer abuzime mbi vëllezërit dhe motrat e tyre.
Ju, besimtarët e Mi të dashur, tani po thirreni nga Unë për t’u ngritur dhe për ta mbrojtur Fjalën Time të Shenjtë, që njerëzimi të mund të shpëtohet. Ju do ta bëni këtë në dy mënyra. Së pari, përmes lutjes së vazhdueshme, dhe së dyti, duke e përhapur Fjalën Time Më të Shenjtë. Lutja jo vetëm që do të ndihmojë të shpëtojë njerëzimin nga Ferri dhe braktisja e plotë nga Unë, por ajo gjithashtu do të zbusë Dorën Time të Ndëshkimit. Kjo Dorë e Ndëshkimit, do të bjerë, dhe mos kini asnjë dyshim për këtë, mbi ata mëkatarë të ligj që e kanë lejuar shpirtin e errësirës t’ua kontrollojë sjelljen e tyre ndaj atyre vartësve të pafajshëm, mbi të cilët ata ushtrojnë kontroll.
Unë, Hyji Atë, iu bëj thirrje fëmijëve të Mi nga Qielli që ta dëgjojnë kërkesën Time kur Unë ju kërkoj që të ngriheni menjëherë. Bashkohuni në lutje duke recituar këtë lutje të mëposhtme:
“Hyji Më i Larti, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, të Cilin Ti e sakrifikove për të na shpëtuar ne, fëmijët e Tu të shkretë, prej zjarreve të Ferrit, dëgjoje lutjen tonë. Le t’i ofrojmë sakrificat tona të përulura dhe të pranojmë sprovat dhe mundimet si një mjet për të fituar Shpëtimin për të gjithë shpirtrat gjatë Paralajmërimit.
Ne të lutemi Ty t’i falësh mëkatarët që e kanë të vështirë të kthehen dhe të pranojnë Mirësinë Tënde të mëshirshme për të bërë sakrificat e nevojshme, ashtu si Ti kërkon, për t’i shëlbuar ata në Sytë e Tu të Shenjtë.”
Duke m’u lutur Mua, Atit tuaj qiellor, Hyjit Më të Lartit, Krijuesit të universit dhe njerëzimit, Unë do ta dëgjoj lutjen tuaj dhe do të siguroj imunitet për të gjithë ata shpirtra për të cilët ju luteni.
Faleminderit, fëmijët e Mi të dashur, për njohjen e kësaj, thirrjeje Time Hyjnore nga Qielli. Faleminderit për përulësinë tuaj të zemrës që e njihni Zërin Tim kur ai flitet.
Mbajeni mend, Unë Jam një oqean Dashurie dhe ju Dua të gjithë me një butësi prej Ati. Unë mundohem vetëm për të shpëtuar secilin dhe çdonjërin prej jush nga mbërthimi i të ligut, në mënyrë që ne të mund të bashkohemi si një familje e vetme e shenjtë.
Hyji Ati i Përjetshëm