E
Mërkurë, 23 Maj 2012, në 15:38
Bija
Ime më e dashur, tregoju të gjithë fëmijëve të Mi për dashurinë dhe mbrojtjen
që Unë iu ofroj atyre që më thërrasin Mua.
Fjala
Ime e Shenjtë në tokë, më në fund, po dëgjohet dhe shumë shpirtra janë gati që të hedhin hapin më të madh të
besimit për të mbështetur Mëshirën Hyjnore të Birit Tim, Jezu Krishtit.
Fare pak ata e dinë se për të hyrë në Parajsën e Re, Epokën e Re të Paqes, është veçse një
gjë e thjeshtë.
Hidhini sytë lart dhe
pranojeni se si fillim ju jeni një fëmijë i Imi.
Pranojeni se Unë e krijova
secilin prej jush, asnjërin prej jush aksidentalisht, dhe se ju jeni fëmijët e
Mi. Familja ime. Të Dashurit e Mi.
Mirësia
në Zemrën Time është plot me dashuri për secilin prej jush.
Shumë mendojnë se meqenëse Unë
Jam, Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, se Fuqia Ime më bën Mua krenar. Kjo, sigurisht, nuk mund të
ndodhë kurrë.
Si
mundet që dashuria e vërtetë e një prindi për një fëmijë të mbulohet nga krenaria?
Unë
vuaj për secilin prej jush. Unë lotoj për ata që janë të humbur për Mua. Unë do të përdor çdo fuqi për t'i sjellë
fëmijët e Mi të humbur përsëri në Familjen Time, Mbretërinë Time.
Imagjinoni
një prind që është i refuzuar nga fëmija i vet. Dhimbja që ndjej nuk është
për Mua, Atin e tyre, por për ata dhe për torturat që ata do të vuajnë nëse Unë
nuk arrij t'i shpëtoj ata.
Vuajtjet
në botë u janë bashkuar vuajtjeve të Birit Tim, Jezusit, në këtë kohë.
Përse e bëj Unë këtë? Përse Unë
e lejoj vuajtjen? Kjo është për shkak të mëkatit.
Mëkatarët
që nuk do të vijnë tek Unë me dëshirë mund të shpëtohen vetëm përmes vuajtjeve
të të tjerëve.
Ata që
vuajnë në këtë jetë do të shpërblehen me Dhuratat e Mia në jetën tjetër.
Ndihma
e ofruar lirshëm nga ata fëmijë që më duan Mua, është një armë e fuqishme
kundër fuqisë që i është dhënë Satanit.
Ata që luftojnë përkrah Birit
Tim për të shpëtuar shpirtrat e të tjerëve mund ta shpëtojnë të gjithë
njerëzimin.
Satani ka fuqi, por vetëm atë
që i është dhënë atij – një fuqi që nuk mund t’i merret deri në Ditën e
Gjykimit.
Shumë
prej jush, fëmijë të dashur, nuk i kuptojnë ligjet Hyjnore që i
lejojnë këto gjëra. Por kini besim tek Unë ndërsa Unë ju zbuloj këtë.
Satani
do t’i grabisë shpirtrat e Fëmijëve të Mi që nuk besojnë tek Unë apo në
mirësinë që Unë iu jap fëmijëve të Mi.
Ai bëhet i pafuqishëm kur
mëkatarët bëjnë sakrifica, përmes vuajtjeve, për t’i shpëtuar vëllezërit dhe
motrat e tyre prej rënies në ferr.
Ai
bëhet i pafuqishëm kur fëmijët e Mi luten që ata mëkatarë të shpëtohen.
Lutja
është mburoja e fëmijëve të Mi të cilët duan të më ndihmojnë Mua për ta
shpëtuar të gjithë njerëzimin.
Mblidhuni së bashku, fëmijët e
Mi, me Birin Tim dhe më ndihmoni Mua që ta bashkoj më në fund familjen Time.
Më ndihmoni që t'ju sjell të
gjithëve në Epokën e re të mrekullueshme të Paqes.
Vetëm atëherë mund të bëhet
Vullneti Im në tokë ashtu si është në Qiell.
Shkoni
fëmijë. Bashkohuni në lutje.
Punoni me Mua, Atin tuaj, për të
ndihmuar në shpëtimin e familjes Sime.
Ati
juaj i Dashur
Hyji Më i Larti
Hyji Më i Larti