Bija Ime fort e dashur, përsëri, Unë ju them të gjithë juve, dishepujt e Mi të dashur, që të mos keni frikë. Ndërsa ngjarjet që do të vijnë mund të jenë shqetësuese për t'u dëshmuar prej jush, kujtojini këto, Fjalët e Mia të Shenjta, që po ju jepen tani.
Dashuria Ime për njerëzimin është kaq e madhe saqë Unë fal me lehtësi, çdo mëkat, pavarësisht se sa fyes mund të jetë, kur pendesa e vërtetë tregohet nga mëkatari. Kurrë mos u trembni nga Unë, nëse ju me të vërtetë më doni Mua, sepse Unë ju mbroj në çdo kohë. Po, ju do të vuani në Emrin Tim, kur ju të ecni pas Meje. Por kjo është diçka, të cilën ju duhet ta pranoni. Është një çmim kaq i vogël për t’u paguar për Lavdinë, e cila ju pret përpara.
Megjithatë, ata që ecin para Meje me besimin e gabuar se ata nuk kanë nevojë për Praninë e Hyjit në jetën e tyre, duhet të kenë frikë. Këta mëkatarë, që kurrë nuk do të tregojnë pendesë, sepse ata besojnë se janë në kontroll të fatit të tyre, do të bien në humnerë. Ky kurth i ngritur për ta nga i ligu, mund të përngjasohet me një orë që rreh. Për çdo minutë që ata vazhdojnë të më braktisin Mua, koha e tyre shkurtohet. Koha e tyre për ta shëlbuar veten në Sytë e Mi, është e shkurtër.
Dijeni se dy ushtritë për betejën e shpirtrave tani janë vënë në radhë për t’u përgatitur për luftë. Koha po ecën prandaj ju lutem të jeni të përgatitur në çdo kohë.
Kurrë mos kini frikë nga Unë, sepse Unë vij në paqe. Sidoqoftë, kijani frikën bishës, që do të duket sikur vjen në paqe, por që vjen për t'ju shkatërruar. Ai, i ligu, dhe ndjekësit e tij në tokë janë ata që ju duhet t’ia keni frikën. Jo Mua.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/29/never-fear-me-for-i-come-in-peace/