Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj t'i udhëzoj Grupet e Mia të
Fushatës së Lutjes të jenë vigjëlentë kur të ngrihen në vëndet e tyre. Ata
duhet të mbajnë pranë vetes Ujë të Bekuar, të kenë të pranishëm një Kryq me Mua
në të dhe të thonë këtë Fushatë Lutje të veçantë për të Bekuar dhe Mbrojtur
Grupin tuaj të Lutjes.
Fushata e Lutjes (96) Për të Bekuar dhe
Mbrojtur Grupin Tonë të Fushatës së Lutjes
“O Jesusi im më i dashur, të lutem na beko dhe
na mbro ne, Grupin Tënd të Fushatës së Lutjes, që ne të bëhemi të paprekshëm
ndaj sulmeve të liga të djallit dhe të çdo shpirti tjetër djallëzor, që mund të
na torturoj në në këtë Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat.
Le të mbetemi besnik dhe të fortë ndërsa vazhdojmë ta ruajmë
Emrin Tënd të Shenjtë para botës dhe kurrë të mos lëkundemi në përpjekjet tona
për të përhapur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë.
Amen.”
Ju lutem ta thoni këtë lutje para
dhe pas çdo takimi për lutje.
Unë duhet
gjithashtu tu udhëzoj ju, dishepujt e Mi të dashur, të garantoni që çdo takim të
ketë lutjen për bazë. Unë nuk dëshiroj që ju të mendoni negativisht apo të krijoni
frikë me jush, sepse gjithçka që Unë sjell është Dashuri dhe Mëshirë.
Mesazhet e Mia janë plot me shpresë dhe Unë do të lehtësoj
shumë nga vuajta e parashikuar, përmes fuqisë së Grupeve të Mia të Fushatës së
Lutjes. Qëllimi i këtij Misioni është të shpëtojnë njerëzit. Kurrë nuk ka qënë
për ndonjë gjë tjetër. Mesazhet e Mia ju janë dhënë për t'ju informuar ju, për
t'ju paralajmëruar për rreziqet, të cilat ndikojnë tek besimi juaj si dhe për
t'ju pregatitur për Parajsën Time të Re.
Shkoni në Paqe. Unë
do të mbuloj secilin nga Grupet e tilla të Fushatës së Lutjes me Bollëkun e
Hireve te Mia, përfshi edhe Hirin e Mprehtësisë.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: