Saturday, 2 February 2013

Hyji Atë: “Prandaj vetëm një mbrekulli mund ta shpëtoj rracën njerëzore”


E Shtunë, 26 Janar 2013, ora 19:22

Bija Ime e dashur, Biri Im I Shtrenjtë, I cili pësoi një vdekje kaq mizore, në emër të fëmijve të Mi, po pregatitet për Mëshirën e Tij të Madhe.

Unë I kam dhënë Atij, deri tani, kohën që duhej për të sjellë sa më shumë njerëz të jetë e mundur nën Mëshirën e Tij Hyjnore pa e humbur as edhe një shpirt të vetëm. Kjo kohë është shumë afër për Dhuratën Time ndaj njerëzimit.

Koha kur Biri Im, Mesia, erdhi të jetoj në tokë u shpenzua kot nga njerëzimi. Ata e refuzuan Atë. Herën e dytë, kur Unë e jap lejën për Atë të vij përsëri, nuk do të jetë ndryshe. Ai do të refuzohet.

Prandaj vetëm një mbrekulli mund ta shpëtoj rracen njerëzore. Por kjo mbrekulli mund të jetë vetëm kur Unë, Hyji Krijuesi I gjithçkaje që egziston, mund të siguroj se vullneti i lirë i njeriut të mbetet i paprekur. Kurrë nuk mund të ndërhyet me këtë Dhuratë të vullnetit të lirë. Kur një njeri e ofron atë si një dhuratë tek Unë, ajo është dhurata më e çmuar dhe më e përkryer nga të gjitha.  

Duke ju treguar atyre provën e mëkateve të tyre, Biri Im mund t'i inkurajoj shpirtrat t'i përgjigjen thirrjes së Tij. Pastaj, kur pendesa tregohet, Mëshira e Tij do të mbështjelli biljona shpirtra, që, për ndryshe, kurrë nuk mund të kishin shpëtuar.

Unë ju lutem, fëmijë të dashur, të pregatiteni mirë.

Ati juaj I Dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht: