Sunday, 24 February 2013

Jesusi: “Ata do t’i sjellin fëmijët e Zotit nën sundimin e bririt të vogël, i cili do të ulet me madhështi të bujshme në Fronin e Piterit”


E Hënë, 18 Shkurt 2013, ora 18:00

Bija Ime e dashur, në një kohë kur ndryshimet brënda Kishës Sime në tokë intensifikohen, po ashtu dhe zërat e profetëve të rremë do të ngrihen, të bashkuar, për të futur paturpësinë në Kishën Time. Kur unë të zbuloj ty, profete e vërtetë e ditëve të fundit, të Vërtetën – shumë prej saj tashmë është e njohur – gënjeshtrat do të përhapen për të ngatërruar të gjithë ata që më ndjekin Mua.

Për çdo udhëzim që Unë ju jap për botën, pikërisht e kundërta do të deklarohet nga gojët e profetëve të rremë. Ata do të deklarojnë fjalë ngushëllimi ndaj ndjekësve të Mi të cilët do ta shohin të Vërtetën si tepër të tmerrshme për t'u pranuar. Përmes gënjeshtrave të tyre djallëzore ata do t'i sjellin fëmijët e Zotit nën sundimin e bririt të vogël, i cili do të ulet me madhështi të bujshme në Fronin e Piterit.

Kur Unë të tregova për përçarjen në Kishën Time, Unë nuk të thashë se si kjo do të ndodhte. Prandaj më dëgjo Mua tani. Ashtu si priftërinjtë gjatë kohës Sime në tokë e refuzuan Fjalën Time të Shenjtë, po ashtu edhe priftërinjtë pikërisht para Ardhjes Sime të Dytë do të më refuzojnë Mua. Jo vetëm që do të refuzojnë Fjalën Time, të dhënë ty, bija Ime, por edhe do të pranojnë ndryshimet, të cilat do të imponohen mbi ata. Dhuratat e tyre të shenjta do të bëhen të pafuqishme, menjëherë sa të pranojnë blasfemitë dhe rregullat e reja që ju paraqiten.

Ndjekësit e Mi besnik do të ndahen gjithashtu në besnikërinë e tyre ndaj Kishës Sime në tokë. Gjithçka që ju duhet të bëni është të ndiqni Mësimet e Mia e dhëna në Librin e Atit Tim. Nuk është nevoja të vraponi askund, sepse Unë Jam I pranishëm mes jush.

Ju e dini të Vërtetën. Ajo u është ushqyer tek ju, si Kristjanë. Prandaj kur të shikoni që Urdhërimet e Zotit dhe Mësimet e Mia janë ri-shkruar, dhe Sakramentet e Mia të Shenjtë kanë ndryshuar, atëherë ju duhet të ktheni shpinën. Mos lejoni gënjeshtrat t'ju frikësojnë, por kini frikë për ata që i pranojnë këto vepra të reja djallëzore, të deklaruara se vijnë nga Unë dhe që nuk arrijnë të kuptojnë të Vërtetën.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: