Thursday, 7 February 2013

Jesusi: “Ndërhyrja e Atit Tim tashmë ka filluar dhe zemërimi i Tij do ta tundi tokën”


E Mërkurë, 30 Janar 2013, ora 23:10

Bija Ime e dashur, shkatërrimi i jetës njerëzore nga duart e atyre që nuk e nderojnë rëndësinë e kësaj Dhurate nga Zoti, po shtohet. Zemërimi i Atit Tim, për shkak të këtij mëkati të neveritshëm, ka arritur një pikë të tillë sa britmat e Tij mund të dëgjohen përmes Qiellit.

Dora e Zemërimit të Tij do ta zhduki këtë ligësi, kur Ai t'i nxjerri ata njerëz të liq dhe t'i shkatërroj. Për çdo njeri të vrarë si një kafshë, Ati Im do ta hedhi vrasësin në zjarrin e Ferrit.

Ju lutem ta dini se ndërsa luftrat shtohen, të liqtë mes atyre diktatorëve do të sfidohen. Ata do të shkulen nga rrënjët dhe do të ndeshen me Drejtësinë, të cilën e sollën vetë mbi veten e tyre.

Njeriu nuk mund të shikoj atë që Unë shoh. Ata nuk e dinë përhapjen e të ligut, që çon në shkatërrimin e jetës, shkatërrimin e tokës dhe persekutimin e njeriut, nga vëllezrit dhe motrat e tyre.

Ndërhyrja e Atit Tim tashmë ka filluar dhe zemërimi i Tij do ta tundi tokën. Mjaft. Mospranimi i të Vërtetës së Egzistencës së Zotit nga njeriu është në themelet e kësaj ligësie. Njeriu luan me jetën sikur ai kontrollon gjithçka që  është në tokë, mbi të cilën ai nuk ka asnjë autoritet. Kjo ligësi nuk mund të pranohet të vazhdoj. Asaj do t’i vij fundi dhe frika e Zotit do të ndjehet nga ata që nuk i pranojnë Ligjet e Tij. 

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: