Kerko Mesazhet ketu

Friday, 15 February 2013

Unë Jam Mësuesi juaj, dhe përmes Meje, ju do t’i kuptoni Misteret e Planit Tim Hyjnor Final

E Premte, 8 Shkurt 2013, ora 23:45

Bija Ime fort e dashur, nëse njerëzit do ta kuptonin Dhuratën që Unë Kam për t'i dhënë njerëzimit, ku Unë do të ringjall të vdekurit dhe shenjtorët, të cilët do të bashkohen me ata prej jush që ju është dhuruar Dhurata e Jetës së Përjetshme në Mbretërinë Time, atëherë ju me të vërtetë do ta kuptonit këtë bekim shumë të veçantë.

Humbja e një të dashurit tuaj me vdekje, në tokë, mund të jetë shumë e dhimbshme dhe shkakton dhimbje të trishtueshme. Por Premtimi Im për t’ju bashkuar juve, me ata që kanë vdekur në gjëndjen e Hirit të Zotit, si një të vetëm, do të bashkoj të gjithë fëmijët e Hyjit në një mënyrë vërtetë të lavdishme.

Familjet do të bashkohen. Të dashurit do të mblidhen së bashku dhe kjo do të çoj në një festim të madh. Të gjithë ata të bekuar që do të çohen në Parajsën Time të Re, e cila ofron jetën e përjetshme, do të habiten nga madhështia e Dhuratës Sime të Madhe.

Pregatituni për vdekjen. Mos ju trëmbni asaj. Por, dijeni se Parajsa nuk është e lehtë për të hyrë. Shumë pregatitje shpirtërore kërkohet. Kur ta kuptoni qartë jetën e mbrekullueshme, që ju pret, në Ardhjen Time të Dytë, atëherë do ta kuptoni se çfarë pritet nga ju.

Ju duhet, jo vetëm, të ndiqni udhëzimet e Mia në këtë kohë, por ju duhet të merrni përgjegjësinë të më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtrat e atyre që nuk kanë asnjë interes tek Unë dhe që nuk kanë asnjë dëshirë të shpëtojnë shpirtrat e tyre, të shpengohen para Meje, apo të marrin Sakramentet. Kjo është sepse ata kanë marrë një vendim të vetëdijshëm që ta mbajnë Ekzistencën Time të ndarë nga jeta e tyre e përditshme. Unë Jam diçka për të cilën ata mund të jenë disi të vetëdijshëm – një koncept shpirtëror, të cilin ata nuk mund ta kuptojnë. Arsyeja është se ata nuk janë të interesuar të bëjnë ndryshimet, që janë të nevojshme nëse ata do të bëhen të vlefshëm për Mbretërinë Time.

Ata shpirtrat e humbur të vakët janë shqetësimi Im më i madh, sepse numri i tyre është i madh, dhe gradualisht, ata po largohen më tepër nga Unë. Unë brengosem për shpirtrat e tyre. E vetma mënyrë me të cilën Unë mund t'i inkurajoj ata është përmes komunikimeve moderne ditore, me qëllim që të kap vëmëndjen e tyre. Çdo gur do të lëvizet. Gjithçka në Fuqinë Time do të bëhet për t'i sjellë ata tek Unë.

Pastaj, më në fund, do të jenë shpirtrat – edhe pse jo për fajin e tyre – të cilët nuk kanë dëgjuar kurrë për Mua. Të cilët kurrë nuk e njohën vdekjen Time në Kryq, apo implikimet që kjo mbart mbi të ardhmen e ekzistencës së tyre. Unë duhet t'ju tregoj atyre të Vërtetën. Unë duhet t'i mësoj ata. Unë duhet t'i bëj Mesazhet e Mia të thjeshta. Unë duhet t'ju tregoj atyre provën e ekzistencës së shpirtrave të tyre, dhe ju, Ushtria Ime, do të më ndihmoni Mua ta bëj këtë.

Do të ketë shumë detyra që kërkohen nga ju në shpëtimin e të gjithë shpirtrave, dhe Unë, Jezusi juaj, do t'ju tregoj se si ato do të kryhen. Unë do t'ju udhëzoj në detaje të hollësishme dhe Unë shpresoj që ju do t'i përgjigjeni Thirrjes Sime, pavarësisht se sa e pamundur mund t'ju duket detyra.

Më doni Mua dhe kini besim tek Unë, sepse Unë Jam Mësuesi juaj, dhe përmes Meje, ju do të kuptoni misteret e Planit Tim Hyjnor Final. Pastaj gjithçka do të përfundoj dhe bota do të jetë gati për Kthimin Tim të Lavdishëm.

Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti