Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 2 February 2013

Ata do të qajnë me dënesë të lehtësuar kur ta kuptojnë se e kanë një të ardhme ku vdekja nuk ekziston

E Premte, 25 Janar 2013, në 23:20

Bija Ime fort e dashur, Fuqia Ime po vërshon përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë në zemrat e njerëzve në këtë kohë. Madje dhe njerëzit e ftohtë dhe të distancuar do të konvertohen nëpërmjet Dhuratave që Unë i zbraz përmbi njerëzimin për shkak të përgjigjes suaj bujare ndaj Thirrjes Sime nga Qielli.

As edhe një komb nuk do të shpëtojë pa e pranuar Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë; as edhe një gur nuk do të lihet pa u kthyer; as edhe një prift nuk do të mbetet pa i njohur Mesazhet e Mia; as edhe një dishepull i dashur i Imi nuk do të mbetet pa u prekur nga lajmet që Unë sjell. Madje edhe ata që më refuzojnë Mua, do të kthehen për herë të dytë për ta dëgjuar Fjalën Time, sepse Shpirti Im i prek zemrat e tyre.

Gëzohuni, sepse janë vetëm dy vjet që kur ky Mision filloi dhe Fjala ime po lexohet në më tepër se 200 vende dhe në pothuajse 40 gjuhë. Unë do të vazhdoj t’i përhap Mesazhet e Mia, në çdo gjuhë; mes të pasurve dhe të varfërve; mes ateistëve dhe shërbëtorëve të Mi të shenjtë.

Unë nuk bëj dallime midis personave që nuk besojnë në Hyj dhe atyre që kanë përkushtuar jetën e tyre tek Unë, Jezusi i tyre. 

Çdo shpirt është po aq i rëndësishëm për Mua sa edhe ata që më lëndojnë Mua; ata që më tradhtojnë Mua; ata që më bëjnë të derdh lot; ata që më fyejnë; më kryqëzojnë Mua dhe më urrejnë Mua – Unë i Dua ata të gjithë. 

Prandaj dhe Unë Jam i duruar. Unë e di se kur e Vërteta të kuptohet, ata do të vijnë tek Unë. Pastaj ata do të qajnë me dënesë të lehtësuar kur ta kuptojnë se e kanë një të ardhme ku vdekja nuk ekziston. 

Ky është Premtimi Im dhe kur të jeni të shqetësuar, të goditur, të abuzuar dhe kur t'ju bëjnë të dukeni si budallenj, kjo është gjithçka mi të cilën ju duhet të përqendroheni. 

Kjo Parajsë e Re është për të gjithë ju. 

Kur ju të luftoni për t’i shpëtuar shpirtrat, mbajeni këtë premtim në zemrat tuaja.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/25/they-will-sob-with-relief-when-they-realise-that-they-have-a-future-where-death-does-not-exist/