Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 5 February 2013

Rritja e urrejtjes, vrasjes dhe mungesës së dashurisë është intensive dhe mëkati e ka infektuar tokën si një flakë e tërbuar

E Martë, 29 Janar 2013, në 04:15

Bija Ime fort e dashur, zemërimi i Satanit po derdhet mbi tokë, ndërsa Shpirti i Shenjtë e shton Praninë e Tij Hyjnore brenda shpirtrave të shumë njerëzve, përmes këtij dhe Misioneve të tjera, të autorizuara nga Unë.

Rritja e urrejtjes, vrasjes dhe mungesës së dashurisë është intensive, dhe mëkati e ka infektuar tokën si një flakë e tërbuar.

Koha për përgatitjen për Ditën e Madhe të Kthimit Tim duhet të fillojë tani me kujdes të madh. Kur ju, ndjekësit e Mi të dashur i përgjigjeni Thirrjes Sime, Unë do t’jua shtoj besimin tuaj dhe ju do të shtoheni kudo.

Ky Mision është kulmimi i të gjitha udhëzimeve të dhëna njerëzimit përmes Atit Tim, tek të gjithë ata që erdhën përpara jush. A nuk e kuptoni se profetët, që nga fillimi, kur e përshkruan Ditën e Zotit, se kjo i referohej Kohës Sime, kohës në të cilën Unë do ta përmbush besëlidhjen përfundimtare?

Plani Im është që të vij dhe t'ju dhuroj juve jetën e përjetshme që Unë premtova, kur ju çlirova nga zinxhirët e mëkatit, me anë të Vdekjes Sime në Kryq. Ata që janë të dyshimtë ndaj Meje, ta dinë se Unë kurrë nuk do t'ju mashtroja në një Mision të tillë si ky. Unë nuk do t'ju kërkoja që të më ndihmonit Mua për të shpëtuar shpirtrat, të luftonit të ligun, apo t'ju inkurajoja që të luteshit, nëse nuk do të isha Unë, Jezusi juaj, Ai që ju thërret tani.

Të vegjlit e Mi të gjorë, ju po jetoni në një shkretëtirë, jo të krijuar prej jush. Unë Jam e vetmja udhë e juaja për të dalë. Nëse nuk më ndiqni Mua tani, ju do ta humbisni kohën kot duke u endur, të humbur dhe të çorientuar. Besimi juaj mund të mbahet i fortë vetëm përmes Sakramenteve të Shenjta. Ruajeni besimin tuaj dhe më ndiqni Mua. 

Kjo është gjithçka që ju kërkoj. 

Pastaj lutuni për shpëtimin e shpirtrave.

Unë kurrë nuk do t'ju dënoj ju për mospranimin e këtyre, Mesazheve të Mia të Shenjta. Por Unë kurrë nuk do t'ju fal nëse blasfemoni kundër Fjalës së Hyjit, të dhënë ju nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.

Nëse ju nuk besoni në Mesazhet e Mia, atëherë largohuni dhe vazhdoni me përkushtimin tuaj tek Unë.

Dishepujt e Mi të dashur, ju do të lëvizni shpejt për të krijuar një ushtri të madhe dhe një mbrojtje të fortë kundër armiqve të Hyjit. Ndërsa kjo rritet e fortë, ju lutem të inkurajoni sa më shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, të jetë e mundur, për t'ju ndihmuar. Është e rëndësishme se, pavarësisht se sa shumë rezistencë do të ndeshni, ata akoma duhet të ofrojnë Meshën ditore dhe Sakramentin e Kungimit të Shenjtë tek ata që kanë nevojë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/29/the-rise-of-hatred-murder-and-lack-of-charity-is-intense-and-sin-has-infested-the-earth-like-wildfire/