Sunday, 10 February 2013

Jesusi: “Shenjat që Unë do të dërgoj, do të njihen në çast”


E Shtunë, 2 Shkurt 2013, 15:30

Bija Ime e dashur, Unë ju dua dhe Unë Jam me ty çdo sekondë në këtë Punë të Shenjtë. Unë Jam I pranishëm, duke të udhëzuar ty në çdo detyrë që ndërrmer, për të bërë të sigurtë që Fjala Ime të shpërndahet tek çdo fëmijë i Zotit.

Kurrë mos lejo ndërhyrje apo pengesa të të ndalojnë ty dhe të vonojnë atë që tani është një Mision urgjent për të shpëtuar njerëzimin.

Ndërsa ndjekësit e Mi mblidhen në grupe Lutjesh, ata gjithashtu do të ndjejnë Praninë Time Hyjnore  dhe Unë do ta bëj veten time të njohur tek ata në shumë mënyra. Shenjat që Unë do të dërgoj do të njihen në çast.

Unë do të hedh Dashurinë Time, Shërimin Tim, Hiret e Mia dhe Bekimet e Mia. Kjo është një epokë ku asgjë nuk është e pamundur për të mirën e të gjithëve, nëse është sipas Vullnetit të Zotit.

Tani që Grupet e Lutjes Sime po bashkohen së bashku, ushtria Ime e mbetur do të lulëzoj dhe do të rritet. Kur fara është e mbjellë në vetëm pak zemra në fillim, ato janë rritur dhe shumfishuar në mbi 200 vënde dhe shumë prej të cilave janë të panjohura për ju ndjekësit e Mi të dashur.

Vazhdoni të ndërtoni themelet çdo hap herë pas here. Çdo gur i kthyer përmbys është i rëndësishëm sepse, më në fund ai do të krijoj Shkallën drejt Qiellit.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: