Friday, 8 February 2013

Nëna e Zotit: “Ushtria e mbetur e Krishtit do të Triumfoj”


E Enjte, 31 Janar 2013, ora 15:30

Fëmijët e mi të dashur të Zotit, unë jam Nëna juaj qiellore, Nëna e Mëshirës, Nëna e Shpëtimit. Ju jeni fëmijët e mi të shtrenjtë dhe unë ju mbuloj të gjithëve ju me mantelin tim të shpëtimit, në një kohë kur shpirtrat tuaj të dërrmuar mundohen në dhimbje.

Lutuni, fëmijët e mi, tek Biri im, me besim të plotë në Mëshirën e Tij. Ai kurrë nuk do t'ju braktisi. Ndërsa ju duroni dhimbjen dhe trishtimin, sepse ju e dini të Vërtetën, dhe ndjeheni të dërrmuar për shkak të ligësisë që shikoni rreth e rrotull, ju duhet të jeni në paqe. Sepse ju jeni të rrethuar me Dashurinë e Zotit, Atit tim dhe jeni të bekuar me Hiret e Birit tim që ju dhurohen dhe kjo e pasuron shpirtin tuaj.

Ju nuk duhet të lejoni frikën dhe shqetësimin t'ju shpërqëndroj nga roli juaj, që Biri im e ka krijuar për ju. Kisha e mbetur e Krishtit do të triumfoj dhe do të sjelli në udhën e vet, biljona shpirtra që do të jenë të pranishëm para Fronit të Zotit.

Çfarë bekimi ju është dhënë. Ata mes jush, që do të drejtojnë dhe ndihmojnë Grupet e Fushatës së Lutjes së Birit tim, po shpëtojnë biljona shpirtra. Këto lutje janë si asnjë tjetër, sepse po i jepen njerëzimit si një Dhuratë e shoqëruar me Hiret e veçanta. Pa u kuptuar nga ju, shpirtrat që ju ndihmoni të shpëtoni janë 30-fish më shumë, kur ju thoni këto lutje. Ato ju bëjnë të mundur ta ngushëlloni Zemrën e Birit tim duke e shtuar dhe forcuar numrin e shpirtrave që Ai ka nevojë për të përmbushur Planin e Tij të Shpëtimit.

Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes së Birit tim nga Qielli. Shumë Hire po ju jepen në këto 2 javët e fundit. Frytet e këtyre Hireve do të bëhen më të qarta për ju ndërsa vazhdoni përpara në Udhën e të Vërtetës, drejt jetës së përjetshme.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: