Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 28 February 2013

Ju po jetoni në kohën kur shumë nga fëmijët e Hyjit janë bërë paganë

E Premte, 22 Shkurt 2013, ora 23:00

Bija Ime fort e dashur, ju po jetoni në kohën kur shumë nga fëmijët e Hyjit janë bërë paganë. Madje edhe ata të lindur si Hebrenj dhe t
ë Krishterë tani janë kthyer ndaj llojeve të ndryshme të idhujtarisë, ashtu si është parathënë.

Sa m
ë fyen Mua kjo kur dëshmoj respektin, që fëmijët e Hyjit mbajnë në zemrat e tyre për vetë-kënaqjen dhe një besim në zotat e rremë, të cilët ekzistojnë vetëm në mëndjen e tyre.

Vërshimi i spiritualizmit i epokës së re dhe një pasion për të gjitha gjërat, që kanë lidhje me qetësimin e mëndjes, çojnë në një gjë. Këta njerëz janë në errësirë sepse ata refuzojnë të më njohin Mua, Jezu Krishtin. Duke e bllokuar Dritën e Hyjit, qëllimisht, ata e ekspozojnë veten ndaj errësirës së shpirtit djallëzor.

Satani dhe djajtë e tij i gjuajnë shpirtra të tillë dhe shkaktojnë, brënda tyre, një boshllëk tepër të tmerrshëm, që pavarësisht se çfarë kurimi spiritual të epokës së re ata kërkojnë, ata kurrë nuk do të gjejnë ngushëllim, sepse kjo nuk është banesa e natyrshme në të cilën ata kanë lindur.

Paganizmi, që e ka mbërthyer njerëzimin në këtë kohë është në kulmin e vet që nga koha para se Unë, Jezu Krishti, kisha lindur në tokë. Edhe pse botës iu dha e Vërteta e Ekzistencës së Hyjit, edhe pse Unë, përmes vdekjes Sime në Kryq, i shpëtova ata nga mallkimi, ata prapë e kthejnë shpinën.

Egoizmi, adhurimi dhe një dashuri për bollëkun material, janë fshikullimi i njerëzimit dhe kjo vjen nga një ndjenjë dëshpëruese e pakënaqësisë, turbullimit dhe boshllëkut. Idhujtaria – një dashuri për njerëzit e famshëm, zotat e rremë dhe ekspozimi i objekteve pagane – sjellin një re të zezë mbi të gjithë ata që janë të pasionuar pas kënaqësive të tilla. T
ë Krishterët pësojnë përbuzje nga duart e njerëzve të tillë, por përmes vuajtjeve dhe lutjeve të tyre, ata mund të ndihmojnë në shpëtimin e njerëzimit nga flakët e Ferrit.

Kur ju flirtoni me idhuj të tillë të rremë, ju luani me djajtë nga Ferri, të dërguar për t'u tërhequr ju në humnerë përjetësisht. Kurrë mos besoni se praktika të tilla pagane janë të padëmshme, sepse ato nuk janë. Kur ju e kaloni kohën dhe mëndjen tuaj në argëtime të tilla ju e mbyllni veten ndaj Hyjit dhe jetës së përjetshme.

Zgjohuni ndaj të Vërtetës. Unë Jam e Vërteta. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër drejt lumturisë së përjetshme, vetëm përmes Meje, Jezu Krishtit, Biri i Njeriut. Unë vij tani për të zbuluar të Vërtetën, që të mund t'ju shpëtoj përsëri dhe t'ju sjell jetën e përjetshme duke ju ndihmuar të shpëtoni shpirtrat tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/22/you-are-living-in-the-time-when-many-of-gods-children-have-become-pagans/