E Mërkurë, 13 Shkurt 2013, ora 11:20
Bija Ime fort e dashur, ka një zemërim në Qiell, në këtë kohë, kur Kurora e Gjëmbave bie për ta shtypur Trupin Tim, Kishën Katolike, në tokë.
Kjo profeci e dhënë ty, në shumë detaje, gjatë 2 viteve të fundit, ka ndodhur. Tani, kur Zbulimet e Mia të tjera të kuptohen së shpejti, fare pak nga shërbëtorët e Mi të shenjtë do të jenë në gjëndje t'i shpërfillin Thirrjet e Mia ndaj racës njerëzore, në këtë orë mëkatare në kohën tuaj.
Ata, grupi djallëzor e kanë filluar fushatën e tyre, për të pastruar tokën nga e Vërteta e Mësimeve të Mia. Famulltari Im i Shenjtë është detyruar në këtë veprim dhe do të vuaj tepër si rezultat i saj. Masonët kanë infiltruar Kishën Time në tokë dhe së shpejti përçarja, si e profetizuar, do të krijoj ndarje dhe trazira mes shërbëtorëve të Mi të besnik.
Shumë nuk e kanë idenë për mashtrimin që po ju tregohet. As edhe nuk e dinë se themelet e Kishës Sime, Kishës Katolike, janë bërë shkrumb e hi. Në vënd të saj, do të ngrihet një gjë e neveritshme dhe Unë do të ndërhyj dhe do të dërgoj shenja me qëllim që të paralajmëroj çdo shpirt për rëndësinë e lutjes, që ata të mund ta dallojnë të Vërtetën nga trillimi.
Nuk është rënia e Kishës Katolike, ajo që do të bëhet menjëherë e dukshme, e cila do ta përçaj botën. Do të jetë përfshirja e tyre në krijimin e një Kishe të Re Botërore, një fe mbarë-botërore, e cila do të fusi paganizmin dhe idhujtarinë.
Profeti i rremë është pregatitur mirë dhe koha e tij po vjen. Në bashkpunim me antikrishtin ata do ta ulin botën në gjunjë. Nuk do të jetë ndaj Hyjit që ata do të bëjnë nderime, por do të jetë ndaj bishës.
Unë i bëj thirrje të gjithë dishepujve të Mi, ndjekësve të Mi të Krishterë, ngado, të qëndrojnë të qetë. Lutuni për paqe dhe më lejoni Mua, Jezusin tuaj, t'ju udhëzoj në këtë kohë.
Unë i bëj thirrje të gjithë kardinalëve të Mi, peshkopëve të Mi dhe shërbëtorëve të Mi të shenjtë, ta bashkojnë grigjën e tyre dhe të qëndrojnë besnik ndaj Mësimeve të Mia. I kushtoni vëmëndje të veçantë asaj që do t’ju kërkohet të predikoni sepse do të ndryshoj. Predikimet tuaja do të përpunohen dhe do të shkruhen për një botë jobesimtare dhe ato nuk do të kenë asnjë thelb.
Në një përpjekje, në dukje për të modernizuar Kishën Katolike, kjo është çfarë do t'ju paraqitet – promovimi i kongregacioneve gjithë-përfshirës – të gjitha besimet fetare të mbështjella në një, e ashtu-quajtura Kisha e Unifikuar Krishtere. Të gjitha shënjat e jashtme, si fillim, mund të duken njësoj, por kjo është çfarë ju duhet të shikoni. Gradualisht ju nuk do ta njihni më Shkrimin Tim të Shenjtë, pasi fjalë të reja, shprehje dhe formate të reja për prezantimin e Sakramenteve do të vendosen para jush.
Do të ketë një panik mes atyre priftërinjve konservatorë me të vërtetë besnik që do të alarmohen për formatin e ri modern që Kisha do të mbështesi kur ata do të ri-fillojnë një tip të ri të Kishës alternative moderne.
Do të jetë përmes rrjetit masonik, i cili është futur në çdo cep të Kishës Katolike, qeverive dhe medias, që kjo gjë e neveritshme do t'ju paraqitet si një rinovim i madh.
Ky është fillimi i fundit. Prania Ime pa u vënë re do të hiqet për t'u zëvendësuar me ceremoninë e re të Meshave.
E gjithë madhështia dhe ceremonia do të maskojnë një tabernakël boshe, sepse Prania Ime Hyjnore, nuk do të lejohet më, nga Ati Im.
Ju duhet të qëndroni të bashkuar dhe, nëse jeni Katolik, vazhdoni të merrni pjesë në Meshat ditore dhe Kungimin e Shenjtë. Për të gjithë të Krishterët ju duhet ta dini se, edhe ju gjithashtu, do të josheni në Fenë e Botës së Re, të komplomentuar nga kombet që kanë lidhje me tradhëtarët e Kishës Sime Katolike. Ata dëshirojnë të krijojnë një fasadë jofetare, humanitare – një fasadë që, pa u ndjerë, e maskon ligësinë që ajo do të promovoj.
Beteja ka filluar, por ju, ndjekësit e Mi të dashur, jeni më të fortë se sa mendoni. Unë Jam gjithmonë këtu. Unë ju kam pregatitur mirë. Ju duhet, për të mbijetuar, të thoni këtë Kryqëzatë Lutje.
Lutja e Kryqëzatës (100) Për mbijetesën e Krishtërimit
“O Jezus i dashur, ne të kërkojmë Ty aftësitë për t'i mbijetuar sprovave që ne hasim tani, ndërsa Papa i fundit i Vërtetë e përfundon misionin e tij për Ty.
Na ndihmo t'i rezistojmë abuzimit të tmerrshëm që do të na duhet të ndeshemi tani, për shkak të rënies së Kishës, që ne njihnim dikur.
Kurrë mos na lejo të devijojmë nga e Vërteta e Fjalës Tënde Hyjnore.
Na ndihmo të qëndrojmë të heshtur, kur sulmet do të jenë hedhur mbi supet tona, për të na nxitur të të kthejmë shpinën Ty dhe Sakramenteve që Ti i dhurove botës.
Mbuloje Ushtrinë Tënde me Dashurinë e fuqishme që na nevojitet, si një mburojë, për të na mbrojtur kundër profetit të rremë dhe antikrishtit.
Ndihmoje Kishën Tënde në tokë të përhapet dhe të shumohet, që të mund t’i përmbahen të Vërtetës dhe të të ndihmojnë Ty për t’i udhëhequr vëllezërit dhe motrat tona në Udhën e së Vërtetës, për t’u përgatitur ashtu si duhet për Ardhjen Tënde të Dytë. Amen.”
Mos u trëmbni, ndjekësit e Mi. Gjithçka është në Duart e Mia të Shenjta. Kini durim. Mos i justifikoni asnjë nga veprimet tuaja, në Emrin Tim, sepse kur e bëni këtë, ju mbroni Fjalën Time, kur ajo që ju duhet të bëni është të shpallni Fjalën Time.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/13/masonry-has-infiltrated-my-church-on-earth-and-soon-the-schism-as-foretold-will-create-division-and-disquiet-amongst-my-faithful-servants/