Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 21 February 2013

Virgjëra Mari: Arroganca dhe Krenaria e Njerëzimit janë fyese ndaj Pranisë së Hyjit

E Mërkurë, 13 Shkurt 2013, ora 20:10

Manteli im i Shenjtë i mbulon të gjithë ata prej jush që më thërresin mua, Nënën tuaj Qiellore, gjatë këtyre kohëve të Ndëshkimit. Ndërsa Zemërimi i Atit tim të Përjetshëm shtohet, ju, bijtë e mi të dashur, duhet të luteni fortë për të zbutur vuajtjet, që do të vërshojnë, si një përmbytje, mbi tokën.

Ju duhet të përqëndroheni në çfarë ju tregon Biri im dhe qëndroni të bashkuar në lutje, që mëkati të mund të falet. Reja e vetë-kënaqësive, e cila varet mbi pjesën perëndimore të botës, që e ka refuzuar Birin tim, dendësohet çdo ditë.

Arroganca dhe krenaria e njerëzimit janë fyese ndaj Pranisë së Hyjit. Shpirtrat e tyre të zbrazët janë si enë boshe, dhe janë të mbushur me pasurira të pavlefshme, që janë krijuar nga dora e njeriut. Aspak vënd nuk kanë ata në zemrat e tyre lakmitare për Dashuri të Vërtetë, Dashurinë e Hyjit. Pa Dashurinë e Hyjit, ata janë të paaftë të duan dikë tjetër, përveç se veten e tyre. Kjo do të thotë se njerëzimi vuan, më tepër se duhet, sepse dashuria nuk ndahet mes tyre.

Nëse ju kujdeseni vetëm për veten tuaj, ju nuk mund të jepni ngushëllim, apo të lehtësoni vuajtjen e atyre që varen nga të tjerët.

Zgjohuni, fëmijë. Vetëm duke i hapur zemrat tuaja ndaj të Vërtetës ju do të jeni të aftë të fitoni Mëshirën e Birit tim të dashur.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/13/virgin-mary-the-arrogance-and-pride-of-humanity-is-insulting-to-the-presence-of-god/