Tuesday, 12 February 2013

Nëna e Zotit: “Ju duhet të luteni për të gjithë ata në vëndet e larta, që kanë fuqi mbi vëndet tuaja”


E Mërkurë, 6 Shkurt 2013, ora 14:55

Bija ime, ti duhet t’i përkushtosh të gjitha lutjet e tua, tani, për ata shpirtra të humbur që nuk do ta njohin Egzistencën e Zotit.

Të shpërndarë nëpër botë, këta shpirtra të gjorë po jetojnë nëpër një kohë kur po torturohen nga gënjeshtrat. Këto gënjeshtra janë mbjellë në zemrat e tyre nga mashtruesi. Pa Dritën e Zotit në zemrat e tyre, ata nuk kanë asgjë të mirë për të pritur. Ata nuk e nderojnë Zotin, por në të kundërt, mundohen të gjejnë një zëvendësim. Zëvendësimi zakonisht merr formën e adhurimit për persona të tjerë, apo për gjëra materiale. Ajo që ata marrin, në fund të përpjekjeve të tyre për paqe, është rrëmuja dhe çoroditja. Ata kurrë nuk do të gjejnë paqe, pa dashurinë për Zotin.

Ati im i dashur, përmes Mëshirës së Birit të Tij, Jesu Krishtit, e hedh Dritën e Tij dhe Dashurinë e Tij mbi shpirtra të tillë. Ata nuk i pranojnë këto Hire dhe i kthejnë shpinën të vetmes mënyrë që kanë për të arritur paqen e përjetshme dhe lumturinë. 

Ju duhet të luteni për të gjithë ata në vëndet e larta, që kanë fuqi mbi vëndet tuaja, pasi ata vuajnë shumë. Ata janë bërë shënjestër ditore nga i ligu, që të mund të përdoren si mjet për të shkaktuar mjerime mbi fëmijët e Zotit. Plani i tyre për të shkatërruar çdo gjurmë të Zotit nga jeta e kombit që ata kontrollojnë, është pothuajse gati. Kur ata të zbulojnë qëllimin e tyre të vërtetë, ata gjithashtu do të bëhen viktima, ashtu si edhe ata shpirtra që do të vuajnë nën regjimin e tyre.

Këtu është një Fushatë Lutje, e cila duhet të thuhet për të ndriçuar qeveritë, që Hiri I Zotit të mund të mbulojë liderat e botës.

Fushata e Lutjes (98) Që Hiri i Zotit të mbuloj liderat e botës

 “O Nëna e Bekuar e Shpëtimit, të lutem kërkoji Birit tënd 
të hedhi Hiret dhe Dashurinë e Tij mbi ata lidera që kontrollojnë botën.

Lutu që Drita e Zotit t'i shëroj ata nga verbimi dhe t’i hapi zemrat e tyre të ngurta.

Ndaloji ata që shkaktojnë persekutim mbi njerëzit e pafajshëm.

Të lutem, lutu që Jesusi t’i udhëheqi ata dhe t’i ndaloj ata që pengojnë
përhapjen e të Vërtetës së Mësimeve të Tij tek vëndet nëpër botë. Amen.”

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: