Kerko Mesazhet ketu

Monday, 25 February 2013

Ata do të thonë se ai ishte fajtor për një krim për të cilin ai është plotësisht i pafajshëm

E Martë, 19 Shkurt 2013, ora 14:30

Bija Ime fort e dashur, të lutem informoji dishepujt e Mi se Mbretërimi Im është afër.

Ata nuk duhet të shqetësohen, sepse edhe pse Kurora e Gjëmbave ka rënë mbi Famulltarin Tim, të zgjedhur nga Unë, Jezu Krishti, për të drejtuar Kishën Time të Shenjtë Katolike dhe Apostolike, është hequr egërsisht – Unë tani vij, më në fund, për t'ju sjellë paqe.

Viti tjetër do të jetë tepër i ashpër dhe shumë i hidhur për ju, dishepujt e Mi të dashur, dhe Papën Tim të Vërtetë të fundit. Ai, kundër të cilit u thurën komplote djallëzisht dhe qëllimisht, ka qënë trajtuar ashtu si Unë, Jezu Krishti, u rraha dhe u godita me kamzhik. Ata do të përpiqen tani ta vrasin atë, ashtu si më vranë Mua. Ata do të thonë se ai ishte fajtor për një krim për të cilin ai është plotësisht i pafajshëm.

Unë, Shpëtimtari juaj i dashur do t'ju shpëtoj të gjithëve ju nga ligësia, që do të perceptohet nga shumë të ketë ardhur nga Unë, prej Dorës së Urdhërit Tim.

Unë e udhëzoj Kishën Time si më parë, por vetëm përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Çelësat e Romës janë nën komandën e Atit Tim të dashur. Unë, Jezu Krishti, jam gati për të zbritur përsëri me Ardhjen Time të Dytë dhe Unë dëshiroj ta bëj të ditur se ju, dishepujt e mi, do të vuani ashtu si vuajtën dishepujt e Mi gjatë kohës Sime në tokë. Ju, të dashurit e Mi, jeni me Mua, të kyçur brënda Zemrës Sime të Shenjtë, që të mund të bashkoheni me Mua në vuajtje.

Unë derdh lotë për Papën Tim të dashur të pafajshëm, Papa i fundit në tokë, Benedikti XVI, i zgjedhur nga Unë për të udhëhequr Kishën Time gjatë ditëve të fundit.

Do të duhet kurajo e pamasë, për ata shpirtra viktimë të vullnetshëm, të cilët do të vazhdojnë të deklarojnë Fjalën Time të Shenjtë, pasi ata do të jenë me plot dyshime të tmerrshme. Ata e dinë, brënda zemrave të tyre, se Unë Jam duke u folur atyre tani dhe prapë ata do të sulmohen nga dyshimet, që do të shkaktohen prej atyre që do të refuzojnë të pranojnë Mesazhet e Mia për njerëzimin dhe që, gjithashtu, janë akoma të përkushtuar ndaj Meje.

Unë tani ju dhuroj këtë Kryqëzatë Lutje të shkurtër të Veçantë. Ajo është një Lutje Mrekullie për të mundësuar të gjithë ata që e recitojnë atë të ndjejnë Praninë Time në shpirtrat e tyre. Ajo do t'i ndihmoj ata gjithashtu të shohin të Vërtetën, të cilën Unë ju premtova atyre, dhe që gjithmonë do t'ju jepet atyre gjatë ditëve të fundit.

Lutja e Kryqëzatës (101) Lutja e Mrekullisë për të ndjerë Praninë e Jezusit

“O i dashur Atë i Gjithëpushtetshëm, Krijues i gjithçka që Është dhe do të Jetë, na ndihmo të gjithë ne që arrijmë ta njohim Praninë e Birit Tënd të dashur në Kishë sot, për t’u bërë shumë të fortë.

Më ndihmo të kapërcej frikën time, vetminë time dhe refuzimin që unë e vuaj prej të dashurve të mi, kur unë ndjek Birin Tënd, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tim.

Të lutem mbroji të dashurit e mi për të mos rënë në kurth duke besuar gënjeshtrat, që janë sajuar nga Satani për të shkatërruar, përçarë dhe shkaktuar trazira mes gjithë fëmijëve të Hyjit.

Të lutem ndihmoji të gjithë ata që ndjekin paturpësinë në Kishën Tënde që të shpëtohen nga zjarret e përjetshme të Ferrit. Amen.”

Ndjekësit e Mi të dashur, ju më njihni Mua tani. Çfarë ju do të shikoni tani, nga brënda guaskës që dikur ishte Kisha Ime në tokë, do t’ju shkakoj neveri. Ju do të qani e do të qani deri sa të mos ndjeni asgjë. Dhe pastaj kur ju më thërrisni Mua dhe thoni:

“Jezus, më shpëto nga gënjeshtrat e Satanit, që të mund të dalloj të Vërtetën e Kishës Tënde të mbetur.” 

Unë do t’ju qetësoj me këtë. Unë do t’ju mbush me Shpirtin e Shenjtë. Unë do t’ju mbush me lotët e trishtimit dhe pastaj Unë do t'i zëvendësoj këto lotë me Forcën Time. Pastaj ju nuk do të merakoseni, sepse Unë do t’ju marr dhe do t’ju udhëzoj në çdo hap të udhës.

Ju do të frymëzoheni kur t’ju vënë në lojë. Ju do jeni të mbushur me Shpirtin Tim të Dashurisë kur ata tallen me ju, sepse besoni në Doktrinën Time të Shenjtë. Pastaj ju do ta humbisni gjithë frikën dhe kjo do të zëvendësohet me një ndjenjë kaq të fuqishme të Dashurisë Sime për ju, sa vetëm atëherë, ju do të ndjeni lehtësim të plotë dhe paqe.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/19/they-will-say-that-he-was-guilty-of-a-crime-of-which-he-is-totally-innocent/