Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 23 February 2013

Martesa nuk është e pranueshme para Altarit Tim nëse është mes dy njerëzve me të njëjtin seks

E Premte, 15 Shkurt 2013, ora 22:10

Bija Ime fort e dashur, ky Mision duhet të eci përpara, tani, për të tërhequr dhe përfshirë ata që nuk besojnë në Mësimet e Mia dhe ata që e konsiderojnë veten të jenë të Krishterë, por që më pranojnë Mua vetëm në mënyra të vogla.

Mospërfillja e tyre është lënduese. Interpretimi i tyre ndaj Mësimeve të Mia, të cilat janë shtrëmbëruar për t'ju përshtatur jetës së tyre jofetare, është forma më e keqe e tradhëtisë ndaj Meje, Jezusit të tyre.

Të rinjtë, mosha e mesme dhe të moshuarit, të gjithë të ashtu-quajturit ndjekës të Krishtërimit, më fyejnë Mua me versionin e tyre të vakët, që ata besojnë të jetë e pranueshme nga Hyji. Ata kanë krijuar një doktrinë të re, të bërë nga vetë ata, që t'i përshtatet jetës së tyre. Pastaj, ata besojnë se akoma mund ta kënaqin Hyjin dhe se doktrina e tyre është e pranueshme prej Tij.

Dijeni se vetëm e Vërteta është e pranueshme ndaj Hyjit. Përpjekjet për ta kënaqur Atë do të bien në vesh të shurdhët. Hyji kurrë nuk do t'i pranoj gënjeshtrat. Asgjë, pavarësisht se sa mirë është zbukuruar dhe e shprehur në një gjuhë të bukur, e cila promovon koncepte te reja në Fenë Krishtere, dhe pranimi dhe toleranca e mëkatit, do të pranohen në Sytë e Hyjit që sheh gjithçka. Ai kurrë nuk do të pranoj ligje të reja, të cilat i nënvlerësojnë Sakramentet, të dhëna nga Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i Botës.

Unë ju shpëtova për t'ju ndihmuar të çliroheni nga mbërthimi që Satani mban mbi zemrat e njerëzve. Unë dhashë Jetën Time, me vullnet të lirë, për t'ju shpëtuar dhe çliruar nga zinxhirët, me të cilat ishit lidhur, nga Satani dhe zjarret e Ferrit. Kjo do të thoshte se Ferri nuk kishte më fuqi mbi ju, pasi juve iu dha liria për të zgjedhur jetën në Mbretërinë Time, apo vdekjen në humnerën e Ferrit.

Por, çfarë bën njeriu në botën e sotme për të më shpërblyer Mua për këtë Dhuratë të jashtëzakonshme? Ata përpiqen ta justifikojnë mëkatin në Sytë e Mi. Ata paraqesin mëkate fyese para Meje dhe më luten Mua të pranoj gënjeshtra dhe të pavërteta. Më keq akoma, ata duan të adaptojnë Sakramentet e Mia të Shenjta në mënyra të ndryshme për t'ju përshtatur nevojave të tyre dhe pastaj i paraqesin ato para Meje me një paturpësi.

Martesa nuk është e pranueshme para Altarit Tim nëse ajo është mes dy njerëzve me të njëjtin seks. Prapë, ata e bëjnë këtë dhe më fyejnë Mua. Ata më luten Mua ta pranoj mëkatin, duke justifikuar fyerjet kundër Urdhërimeve të Atit Tim. Ata përpiqen ta bindin vetveten se kjo është e pranueshme, para Hyjit, kur kjo kurrë nuk mund të jetë.

Të gjitha Ligjet e Hyjit janë krijuar në Qiell. Mëkati është një mëkat, në Sytë e Hyjit, dhe kurrë nuk mund të justifikohet nga interpretimi njerëzor.

Është mëndja e gënjyer e atyre përfaqësuesve t
ë Krishterë moderë, të cilët përpiqen, në çdo hap, të ndryshojnë dhe manipulojnë Mësimet e Krishtërimit, të cilat po e dëmtojnë Kishën Time. Kjo shkakton paqartësi të tmerrshme.

Ata tallen me Hyjin dhe me vdekjen Time në Kryq.


Kjo është se si të Krishterët kthehen tek paganizmi dhe ky ndërrim mund të jetë i shpejtë. Zotat e rremë, tempujt e rremë, fetë e rreme, të gjitha kanë një gjë të përbashkët. Ndjekësit e tyre nderojnë një zot, që është krijuar nga duart e njeriut. Fe të tilla janë fyese ndaj Hyjit dhe në një kishë, tempujt masonikë, ata bëjnë nderime, jo ndaj Zotit, por ndaj bishës.

Ky është çmimi i lirisë, i dhënë botës, me vdekjen Time në Kryq. Prandaj dhe bota duhet të pranojë të Vërtetën dhe jo të bier preh e mashtrimit, që do të mbillet, mes jush, nga bisha ndërsa koha kalon.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/15/marriage-is-not-acceptable-before-my-altar-if-it-is-between-two-people-of-the-same-sex/