E Premte, 1 Shkurt 2013, ora 16:20
Bija Ime e dashur, sa po copëtohet Zemra Ime në këtë kohë, kur njeriu, përmes ligësisë së mëkateve të tij, e ka provuar përfundimisht durimin Tim. Lëndimi dhe dhimbja Ime janë të bashkuara me Zemërimin Tim, pasi Unë nuk mund ta lejoj infektimin, që ka rënë mbi njerëzimin në një nivel të tillë, të vazhdoj.
Dora Ime e Drejtësisë do të bier tani mbi shtetet që i kundërshtojnë, hapur, Ligjet e Mia. Urrejtja që njeriu ka për vëllezrit dhe motrat e tij është e dukshme, në mbarë tokën, dhe merr shumë forma.
Për njeriun e vdekshëm Mesazhi Im është: “Ndaloni tani veprat tuaja të liga, ose ndëshkimi Im do të fshij gjithçka që ju bëni dhe do të vuani dhimbjen e përjetshme.”
Ju nuk e keni autoritetin të merrni jetën, sepse Unë Jam Autori i Jetës. Vetëm Unë e jap jetën. Ajo nuk vjen nga ndonjë burim tjetër. Vetëm Unë mund ta marr atë. Kur ju ndërhyni me Planin Tim Hyjnor, ju do të ndaloheni. Ky Plan është nënvlerësuar nga ju, një krijesë, për të cilën Unë kam dhënë kaq shumë. Ai është sulmuar dhe copëtuar, sikur të ishte me pak pasoja.
Luftrat tuaja do të shtohen, sepse Unë do të sjell vdekje tek liderat tuaj djallëzor. Unë do t'ju gjej, do t'ju marr dhe do t'ju hedh në humnerë, ku bisha do të jetë shoqëruesi juaj i përjetshëm. Ju do të nxirrni sytë vëndit nga dhimbja, për shkak të ligësive që keni kryer kundër fëmijve të Mi.
Do të jetë për mëkatet kundër të pafajshmëve, jetën e të cilëve e keni shkatërruar, që ndëshkimi Im do të bier mbi ju. Asnjë shtet nuk do t'i shpëtoj këtij ndëshkimi dhe niveli i ndëshkimit Tim do të jetë sipas thellësisë së mëkateve, ndaj të cilave ju e keni ulur veten tuaj.
Ju mund të mendoni se ndëshkimi Im është i ashpër, por pa atë, ju do të shkatërronit njëri tjetrin. Nëse Unë nuk do të ndërhyja, bota do të ndalonte së ekzistuari; sepse ju, me teknologjitë tuaja djallëzore, që ju keni krijuar, do ta copëtonit atë më dysh.
Unë nuk do t'ju lejoj ta bëni këtë. Fuqia ime është e Plotfuqishme dhe ju tani do të dëshmoni ndëshkimet e Mia, ndërsa ato bien mbi njerëzimin.
Pendohuni. Lutuni për mëkatarët tuaj, dhe sidomos, ata që janë infektuar nga errësira e të ligut. Unë do t'i zhduk ato shtete që pështyjnë në Fytyrën Time dhe që kanë humbur kontrollin. Ata që persekutojnë të tjerët do të vuajnë dhimbjen që ata u kanë shkaktuar të tjerëve.
Ati juaj
Hyji Më I Larti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/01/god-the-father-i-will-wipe-out-those-nations-who-spit-in-my-face/