Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 24 February 2013

Profeti i rremë tani do të marri Fronin në Romë

E Dielë, 17 Shkurt 2013, ora 19:00

Bija Ime fort e dashur, përçarja brënda Kishës Katolike, ashtu si është parath
ënë, do të dëshmohet tani, që e gjithë bota ta shikoj. Largimi i Famulltarit Tim të Shenjtë të dashur, Papa Benediktit XVI, shënon fillimin e fundit. Unë, përmes teje, profetja Ime e zgjedhur, në dy vitet e fundit, jam përpjekur të pregatis Kishën Time në tokë për këtë ngjarje të trishtuar.

Elita Masonike kanë rrëmbyer kontrollin mbi Kishën Time dhe ata do të ushtrojnë mashtrimin më djallëzor mbi Katolikët. Çelësat e Romës tani janë nëpër Duart e Mia të dorëzuara tek Unë nga Ati Im. Unë do t'i drejtoj të gjithë ndjekësit e Mi që e Vërteta të mund të mbështetet dhe që Fjala Ime e Shenjtë të mbetet e pacënuar.

Profeti i rremë tani do të marri Fronin në Rromë dhe Fjala Ime, ashtu si ishte në Kohën Time në tokë, do të trajtohet si herezi.

Mos u gënjeni, sepse ndërsa mashtrimi do t'i prezantohet botës, sikur regjimi i ri të përfaqësoj të Vërtetën, ti, bija Ime, do të vuash tmerrësisht në Emrin Tim të Shenjtë ashtu si profetët, që erdhën para teje.

Ndjekësit e Mi duhet të qëndrojnë të qetë dhe të luten për shpëtimin e të gjithë shërbëtorëve të Mi më të shenjtë që do të kapen në këtë paturpësi. Unë ju bëj thirrje atyre të përgjigjen si më poshtë.

Vazhdoni të ndiqni Mësimet e Mia. Kurrë mos u devijoni nga Fjala e Hyjit. Qëndroni besnik ndaj detyrave tuaja të shenjta dhe i administroni Sakramentet e Shenjta ashtu si keni qënë udhëzuar nga Unë.

Mësimet e Kishës Katolike, të bazuara mbi formimin e vet nga Apostulli Im Pjetër, qëndrojnë të pagabueshme. Tani kjo do të ndryshoj menjëherë sa themelet të lëkunden nga ndryshimet që do të vijnë.

Së shpejti, ju nuk do ta njihni më Kishën Time dhe do të ndjeheni të pakënaqur kur të dëshmoni se si Fjala Ime e Shenjtë do të manipulohet.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/17/the-false-prophet-will-now-take-over-the-seat-in-rome/