Bija Ime fort e dashur, tregoju dishepujve të Mi se ata kurrë nuk duhet të heqin dorë nga përkushtimi i tyre ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.
Rritja e ateizmit do të thotë që përmendja e thjeshtë e Hyjit, apo e ligjeve të drejtuara prej Tij, shkakton zemërim. Është bërë, sikur të ishte një blasfemi po të përmendet roli i Hyjit në jetët tuaja.
Së shpejti, ata do të kalojnë një ligj, i cili do ta ilegalizojë kuptimin e blasfemisë, me qëllim që të shtypin çfarëdo lloj devotshmërie publike ndaj Hyjit.
Ju, ndjekësit e Mi të shkretë, do ta keni të vështirë që t’i ngritni zërat tuaj në Emrin Tim. Ata do t'ju fyejnë dhe do të deklarojnë gjëra të tmerrshme për Mua, dhe prapë ju do të jeni të paaftë që të më mbroni Mua.
Ato vende të Krishtera, popujt e të cilëve më nderojnë Mua, nuk do të lejohen ta deklarojnë besimin e tyre të Krishterë për shkak të krijimit të këtyre ligjeve, të cilat do t’i kundërshtojnë haptas Mësimet e Mia.
Shumë vetë nuk dëshirojnë që të më njohin Mua. Ju që dëshironi të më njihni, do të persekutoheni. Me këtë, Unë dua të them se sa herë që ju të përpiqeni të luteni tek Unë, momenti juaj intim do të ndërpritet. Sa herë që ju të përpiqeni për të marrë Sakramentet, ato do të bëhen të vështira për t'u arritur.
Pastaj kur ju të ngritni Grupet e Lutjes, do t'ju thuhet që të ndaloni. Çdo grup do të përballet, jo vetëm me kundërshtimin mes disa rretheve, por edhe me mashtrues që do të përpiqen të futen për t’i prishur frytet, që do të krijohen si rezultat i tyre.
Kurrë më parë nuk do të keni dëshmuar një kundërshtim të tillë në përkushtimin tuaj ndaj Meje, ndaj Grupeve të Mia të Kryqëzatës së Lutjes, apo ndaj Mesazheve të Mia.
Shumë priftërinj dhe klerikë po përgjigjen, me shpejtësi, ndaj Thirrjes Sime, sepse ata më njohin Mua dhe e dallojnë Zërin Tim. Prandaj, shumë do të vazhdojnë të thirren, ndërsa kërkesa Ime për t’i përgatitur shpirtrat, që iu kanë qenë besuar atyre, do të marrin përgjigje.
Por, ndërsa numri i tyre rritet, të tjerët mes tyre do të ngrihen me zemërim dhe me dënim. Ata do të vuajnë për shkak dashurisë që kanë për Mua. Armiqtë e tyre do të konsistojnë në njerëz që më duan Mua, por që janë duke u keq-udhëzuar prej të tjerëve, tek të cilët ata besojnë. Të tjerë do të jenë të tunduar nga shpirti i lig që të më mohojnë Mua. Ata do ta bëjnë këtë për ta penguar planin Tim, për të përmbushur Vullnetin e Atit Tim për t’i shpëtuar shpirtrat dhe për t’i përqafuar të gjithë fëmijët e Hyjit në Parajsën e Tij të Re.
Ju duhet t'i rezistoni përpjekjeve të tilla, por të mbeteni me dinjitet në çdo kohë. Vazhdoni të luteni për ata shërbëtorë të Mi të shenjtë që, ashtu si Juda përpara tyre, do të më puthin Mua në njërën faqe, ndërsa do të jenë duke më tradhtuar me faqen tjetrën.
Unë do të qëndroj me ju gjatë kësaj torture, sepse madje dhe ju do të tronditeni nga helmi, që do të dalë prej gojëve të atyre që pohojnë se janë dishepujt e Mi.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/28/soon-they-will-pass-a-law-which-will-outlaw-the-meaning-of-blasphemy/