Kerko Mesazhet ketu

Friday 1 March 2013

Po, Fjala Ime është për të gjithë, por ka një përgjegjësi të madhe në lidhje me shpalljen e Mesazheve të Mia

E Shtunë, 23 Shkurt 2013, ora 11:50

Bija Ime fort e dashur, Unë i jap botës Librin e të Vërtetës për çdo shpirt, në çdo shtet. Ajo është një Dhuratë për njerëzimin, por dijeni këtë.

Unë të jap ty, bija Ime, autoritetin e vetëm për të vendosur se si ai do të përkthehet, shpërndahet dhe botohet për ta mbrojtur këtë Punë. Gjithçka në lidhje me publikimin e këtyre Mesazheve mund të kryhet vetëm sipas aprovimit tënd personal.

Kjo është dëshira Ime dhe çdo njeri që nuk i bindet udhëzimeve të Mia për ty, dhe i publikojnë Mesazhet e Mia për përfitim nuk e ka Bekimin Tim.

Po, Fjala Ime është për të gjithë, por ka një përgjegjësi të madhe në lidhje me shpalljen e Mesazheve të Mia dhe se si Libri i të Vërtetës do të botohet. Kontributet nuk kërkohen, pasi të ardhurat nga librat duhet të përdoren për të financuar botimin e librave të tjerë dhe koston e botimit në të gjitha gjuhët.

Ti, bija Ime, do të sulmohesh vazhdimisht që më bindesh Mua në këtë çështje. Ti do të akuzohesh se po mundohesh të përfitosh nga kjo Punë, dhe prapë ti e di se kjo nuk është e vërtetë dhe as e mundur.

Ata që do të sulmojnë ty më tepër, në këtë çështje, do të jenë ata që duan të fitojnë apo të përfitojnë në një farë mënyre nga Fjala Ime dhe ata do të zemërohen kur ti nuk do t'i lejosh ata të kontrollojnë këtë Punë.

Prandaj, Unë e deklaroj se askujt nuk i është dhënë autoriteti të shpërndaj Fjalën Time të Shenjtë në formë libri – vetëm ty, bija Ime. Megjithatë, ti mund të japësh lejë, nën Drejtimin Tim, tek ata që kërkojnë të të ndihmojnë ty përmes faqeve elektronike dhe dokumentave të printuara. Por ata mund ta bëjnë këtë vetëm kur kërkojnë dhe marrin lejë nga ty për ta bërë këtë.

Fjala Ime është e Shenjtë dhe i gjithë respekti duhet të tregohet për dëshirat e Mia dhe udhëzimet ndaj njerëzimit. Ju, ndjekësit e Mi, duhet të bëni ashtu si ju kërkon profetja Ime Maria dhe t'i respektoni dëshirat e saj në lidhje me publikimin e Mesazheve të Mia. Sulmojeni atë, për shkak të kësaj Pune, dhe ju më fyeni Mua, Jezusin tuaj.

Juve, ndjekësit e Mi, do t'ju kërkohet të bëni Vullnetin Tim të Shenjtë gjatë gjithë kohës, pavarësisht se çfarë situate është. Unë e udhëzoj bijën Time Maria. Ajo është zgjedhur si profete e ditëve të fundit. Unë flas nëpërmjet asaj. Zëri i saj bëhet i Imi. Trishtimi dhe dhimbja e saj janë të Miat. Dashuria e saj për të tjerët është Dashuria Ime. Gëzimi i saj vjen nga Zemra Ime e Shenjtë. Dora e saj po drejtohet nga e Imja. Të kuptuarit e saj se si Unë e dëshiroj Fjalën Time të dëgjohet vjen nga Unë.

Bijës Sime i janë dhënë këto Dhurata nga Qielli për një arsye. Dëgjoni çfarë ajo ju tregon, dhe të jeni të sigurtë se ajo do të ketë ardhur nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/23/yes-my-word-is-for-all-but-there-is-a-huge-responsibility-involved-in-the-promotion-of-my-messages/