E
Premte, 18 Maj 2012, në 15:20
Unë
flas me ty sot bija Ime më e dashur për t’iu sjellë ngushëllim atyre që kanë
frikë për të ardhmen. E
ardhmja, fëmijë të dashur, qëndron në Duart e Mia të Shenjta.
Koha ka
ardhur që Mbretëria e re, Mbretëria mbi të cilën do të mbretërojë Biri Im i
Dashur, të vijë.
Kjo
është faza finale kur toka po përgatitet për të nxjerrë grupin e shumtë të
atyre që e duan Birin Tim dhe, me kohën, të atyre që më duan Mua.
Shumë gjëra duhet të ndodhin që
të përmbushet Vullneti Im Hyjnor dhe nevojiten lutje, durim dhe kurajo.
Mos i'u trembni Dorës Sime por
dorës së atyre që janë armiqtë tuaj.
Shumë ligësi është shfrenuar në
botë dhe ka ardhur koha që Unë t'i ndëshkoj ato shtete që i torturojnë
fëmijët e Mi mbi tokë.
Ndërsa beteja fillon, Shtëpitë
që më nderojnë Mua, Hyjin Atë, do të ripërtërihen.
Së shpejti ata do ta kuptojnë se
si e refuzuan Mesia-n e vetëm të Vërtetë që Unë e dërgova në tokë, në Birin Tim
Jezu Krishtin, për t'i dhënë botës shpëtimin.
Atëherë
ata që besojnë në Birin Tim dhe në Mua, Hyjin Më të Lartin, do të ngrihen të
bashkuar për të përgatitur terrenin me qëllim që Ardhja e Dytë e Birit Tim të ndodhë.
Vetëm
kur pastrimi të ketë përfunduar, atëherë do të kthehet Biri Im.
Pastrimi
për të cilin Unë flas është kur të mirët do të veçohen nga ata që janë të
ligj. Ata që i jetojnë jetët e tyre të mbushura me gënjeshtrat e mbjella në shpirtrat
e tyre nga Satani, kanë akoma kohë për t'u penduar.
Çdo përpjekje do të kryhet nga
Unë për t'i shpëtuar ata nga bisha, sepse Unë nuk heq dorë nga fëmijët e Mi kaq
lehtë.
Unë,
përmes Ndërhyrjeve të ndryshme Hyjnore të lejuara nga Unë, përpiqem t'i marr
ata në Krahët e Mi të Mëshirshëm për t'i shpëtuar.
Shpresa
dhe besimi tek Unë është udha drejt Jetës së Përjetshme.
Vetëm përmes Birit Tim, Shpëtimtarit
të Botës, ju mund të vini tek Unë, Ati i Universit.
Sepse
për të ardhur tek Unë, ju duhet të shpëtoheni nga Mëkati.
Për t’u shpëtuar nga Mëkati, ju
duhet të shpengoheni në Sytë e Birit Tim.
Ashtu
si Unë e dërgova Birin Tim herën e parë për t'ju dhënë shpëtimin, po kështu,
Unë e dërgoj Atë edhe një herë për t'ju shpëtuar për herë të fundit përpara
se Qielli i Ri dhe Toka e Re të
bashkohen për t’u bërë një.
Ata që
refuzojnë ta pranojnë Mëshirën e Madhe të Birit Tim, pas kësaj Kryqëzate të
fundit për t'i sjellë të gjithë Fëmijët e Mi brenda Parajsës, trashëgimisë së
tyre legjitime, do të humbasin përgjithmonë.
Nuk
mund të ketë më kthim prapa pas kësaj.
Kurrë
mos e harroni se kush Unë Jam.
Unë jam
Hyji Atë dhe Unë ju kam krijuar.
Unë ju
dua.
Unë
dëshiroj që t'ju sjell të gjithëve në shtëpi, por sa shumë rrjedhin Lotët e Mi
kështu.
Kjo
ndodh sepse do të ketë kaq shumë nga ata që Unë nuk do të jem në gjendje t'i
shpëtoj vetëm nëse ata të kthehen dhe të më kërkojnë Mua t'i ndihmoj.
Kjo
thirrje nga Qielli ka qenë parathënë.
Vetëm Qengji i Hyjit, Biri Im, e
ka autoritetin për t’ju zbuluar ngjarjet që shtrihen përpara.
Vetëm Ai mund t'i hapë Vulat.
Ai e
bën këtë tani me ndihmën e Engjëllit të
Shtatë, Lajmëtarit të Shtatë.
Hapini sytë tuaj dhe pranojeni
se, më në fund, Libri i së Vërtetës i profetizuar, tani po hapet kapitull
për kapitull përpara syve tuaj.
Pranojeni
atë si një Dhuratë, sepse ai do t'ju sjellë jetën e përjetshme.
Ati
juaj i Dashur në Qiell
Hyji Më i Larti
Hyji Më i Larti