E
Diel, 5 Qershor 2011, në 16:30
Bija
Ime fort e dashur, koha është afër. Paralajmërimi është pranë tani. Është me
trishtim të madh që Unë duhet të të them se shumë shpirtra nuk do t’i dëgjojnë
këto Mesazhe për Paralajmërimin. Fjala Ime bie në veshë të shurdhër. Përse
ata nuk duan të dëgjojnë? Unë nuk po iu jap atyre vetëm Dhuratën Time të madhe
të Mëshirës, kur Unë do t’i vërshoj hiret e Mia mbi mbarë botën, Unë gjithashtu
po përpiqem t’i përgatis ata për këtë ngjarje. Me miliona mëkatarë do
të gëzojnë kur t’iu tregohet Mëshira Ime e madhe. Të tjerë nuk do të
kenë mundësi që të shpengohen në kohë, sepse ata do të vdesin nga tronditja.
Bija
Ime, ti duhet të bësh gjithçka të mundesh për ta paralajmëruar botën,
sepse kjo Ngjarje e Madhe do ta tronditë këdo. Ata do të
shohin shenja të mëdha në qiell, përpara se të ndodhë
Paralajmërimi. Yjet do të përplasen me kaq forcë sa njeriu do ta
ngatërrojë spektaklin që ata do të shohin në qiell sikur të jetë
katastrofik. Ndërsa këto kometa shkrihen bashkë, një qiell i
madh i kuq do të krijohet dhe Shenja e Kryqit Tim do të shihet në
mbarë botën, nga çdokush. Shumë do të frikësohen. Por Unë ju them që
të gëzoheni, sepse ju do të shihni, për të parën herë në jetën tuaj, një Shenjë
të vërtetë Hyjnore që përfaqëson lajme të mëdha për mëkatarët kudo.
Shikojeni
Kryqin Tim atëherë dhe ju do ta kuptoni se Mëshira Ime e madhe po i jepet
secilit prej jush, fëmijët e Mi të çmuar. Sepse ishte me Dashurinë e thellë e
të pafund që Unë e mbaja për ju që Unë vdiqa, vullnetarisht, në Kryq, për t’ju
shpëtuar. Kur ju t’i shikoni Kryqet në qiell gjatë Paralajmërimit ju do ta
kuptoni se kjo është një Shenjtë e Dashurisë Sime për ju.
Lutuni,
ndjekësit e Mi të dashur, që vëllezërit dhe motrat tuaja të mund të gëzojnë kur
edhe atyre gjithashtu, t’iu tregohet prova e Ekzistencës Sime. Lutuni
që ata ta pranojnë se kjo është mundësia e tyre për ta shpenguar veten në Sytë
e Mi. Se kjo Vepër e madhe e Mëshirës do t’i shpëtojë shpirtrat e tyre nëse ata
më lejojnë Mua që t’i ndihmoj.
Juve do t’ju tregohet
se si është të vdisni në mëkat mortor
Paralajmërimi
do të jetë një përvojë pastrimi për të gjithë ju. Ajo mund të jetë e
pakëndshme pjesërisht, sidomos për ata në mëkat të rëndë. Sepse për të
parën herë, juve do t’ju tregohet se çfarë ndjehet kur Drita e Hyjit zhduket
nga jeta juaj. Shpirtrat tuaj do të ndjejnë braktisjen që ndjehet nga ata që
vdesin në mëkat mortor, ato shpirtra të gjorë që e lanë për tepër vonë që
t’i kërkonin Hyjit për t’ua falur atyre mëkatet. Dijeni, është e rëndësishme që
Unë t’ju lejoj të gjithë ju që ta ndjeni këtë boshllëk të shpirtit. Sepse vetëm
atëherë ju më në fund do ta kuptoni se pa Dritën e Hyjit në shpirtrat tuaj ju
pushoni së ndjeri. Shpirti dhe trupi juaj do të ishin thjeshtë enë të zbrazëta.
Madje edhe mëkatarët e ndjejnë Dritën e Hyjit sepse Ai është i pranishëm në
secilin prej fëmijëve të Tij në Tokë. Por kur ju vdisni në mëkat mortor, kjo
Dritë nuk ekziston më.
Përgatituni
tani, për këtë Ngjaje Madhështore. Shpëtojini shpirtrat tuaj sa e keni
mundësinë. Sepse do të jetë vetëm atëherë kur Drita e Hyjit t’ju largohet që ju
më në fund do ta kuptoni errësirën e zbrazët, të shterpë që Satani e ofron, e
cila është plot me ankth dhe terror.
Ushqejini
shpirtrat tuaj. Gëzohuni tani, sepse Paralajmërimi do t’ju shpëtojë dhe do t’ju
sjellë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Mirëpriteni
Paralajmërimin. Sepse atëherë do t’ju jepet prova e jetës së përjetshme dhe do
ta kuptoni se sa e rëndësishme është ajo.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti
Mbreti i Njerëzimit