Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 2 May 2012

Më shumë kombe po bashkohen dhe më shumë prej fëmijëve të Hyjit do të qeverisen nga një trup i vetëm

E Hënë, 23 Prill 2012, në 20:00

Bija Ime tejet e dashur, koha për ndryshimet në mënyrën se si Qeveritë, në mbarë botën, i drejtojnë vendet e tyre, është gati për të ardhur.

Më shumë kombe po bashkohen dhe më shumë prej fëmijëve të Hyjit do të qeverisen nga një trup i vetëm.

Është koha që ju t’i mbani sytë hapur dhe të dëgjoni për çdo ndryshim në ligje, të cilat do t’ju varfërojnë.

Luftojini ligjet që kontrollojnë furnizimin tuaj me ushqime.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, do t'i dënojë ato grupe djallëzore, po qe se përpiqen për t’i lënë pa ngrënë fëmijët e Tij.

Kjo, ndjekësit e Mi, do të jetë koha kur Vula e Tretë të zbulohet.

Megjithëse ajo nuk do të hapet për disa kohë, Un
ë ju tregoj këtë, që ju të mund të përpiqeni ta përgatisni ushqimin tuaj duke e rritur vetë dhe të grumbulloni produkte ushqimore që nuk prishen.

Me kalimin e kohës, ushqimi juaj do të kufizohet, ashtu si edhe aksesi ndaj ujit të pijshëm.

Ky grup, edhe pse po dobësohet për shkak të fuqisë së lutjeve tuaja, ka për qëllim të lërë pa ushqim dhe të helmojë shumë njerëz të pafajshëm, në një përpjekje për ta pakësuar popullsinë e botës.

Ata do të luftojnë fort për ta realizuar këtë.

Ndërsa ata përpiqen të shkaktojnë tmerre mbi fëmijët e Hyjit, Ati Im i Përjetshëm do të krijojë ndëshkime ekologjike dhe do të fshijë miliona nga këta njerëz të ligj nga faqja e dheut.

Kushtet e motit tuaj do të vazhdojnë të ndryshojnë. Me kalimin e kohës kjo do të ndikojë në mundësinë për tregti, kështu që forcat globale do të ndalohen në planet e tyre djallëzore.

Përgjatë gjithë kësaj krize, ju, Ushtria Ime, duhet t'i luteni Hyjit Atë që t'ju mbrojë nga këta njerëz dhe që ata t'i hapin zemrat e tyre të ngurta ndaj të Vërtetës së Mëshirës së Hyjit.

Unë jua them këtë që ju të mund të përgatiteni.

Këto ngjarje nuk do të ndodhin menjëherë dhe shumë nga ky plan mund të shmanget dhe të dobësohet përmes lutjeve dhe sakrificave tuaja.

Ligësia nuk vjen nga Hyji. Ajo krijohet nga lakmia, dashuria për vetveten dhe nga një etje për pushtet dhe kontroll. Të gjitha këto dobësi shpiken nga Satani dhe vihen përpara udhëheqësve të botës për t'i tunduar, që ata të mund t’i lëndojnë fëmijët e Hyjit.

Mos i lejoni fuqitë e Satanit t’i kontrollojnë vendet tuaja.

Lutuni, lutuni, lutuni që ju të keni forcën për t’i kundërshtuar masat e sajuara për t'ju bërë të varfër, të varur dhe në mëshirën e atyre që i kontrollojnë vendet tuaja. Ata qeverisin brenda fuqive globale që përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, Kinën dhe Rusinë.

Unë, Jezusi juaj, do t'ju ndihmoj që t'i shmangeni persekutimit por, mbajeni mend se lutja do të jetë arma juaj kryesore.

Lutja mund t’i ndalojë këta njerëz të ligj të marrin nën kontroll mundësinë tuaj për të ngrënë, për të pirë, për t’u veshur dhe për t’i frekuentuar Kishat e Krishtera.

Luftoni në Emrin Tim dhe Unë do të qëndroj përkrah jush në çdo kohë.