Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 6 May 2012

Ata që janë besnikë ndaj Meje do të merren, sa hap e mbyll sytë, pa vuajtur brenda Qiellit dhe Tokës së Re

E Enjte, 26 Prill 2012, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, përsëri, Unë duhet t'iu tregoj të gjithë fëmijëve të Hyjit që të mos ndjehen të shqetësuar apo të frikësuar për ngjarjet që do të vijnë.

Gjithë njerëzimi do ta dëshmojë Mëshirën Time shpejt dhe kaq shumë njerëz, edhe pse me keqardhje për mëkatet e tyre, nuk do të kenë frikë prej Meje.

Përkundrazi shpirtrat e tyre do të mbushen me Dashurinë Time Hyjnore. Drita Ime do të ndriçojë përmes trupave të tyre dhe ata do të gëzojnë. Koha për Epokën e Re të Paqes sjell kënaqësi dhe gëzim të pamasë për ata që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës.

Çdo mëkatar i vetëm është i ftuar për ta jetuar Jetën e Përjetshme dhe nuk duhet të largohet ngaqë është i paqartë. Periudha Ime e Paqes do të jetë një Tokë e re, ku 12 kombe do të qeverisin, nën Drejtimin Tim.

Ju do të jetoni në paqe, dashuri dhe harmoni. Natyra rrethuese që ju shikoni sot mbi Tokë do të bëhet e papërfillshme kur të krahasohet me botën që shtrihet përpara.

Për ata që janë të shqetësuar apo të frikësuar për familjet apo të dashurit e tyre – sillini ata me vete drejt Parajsës Sime të mrekullueshme, të Re.

Lutuni për ata dhe Unë do t'iu jap atyre Hire të veçanta, që të mund të marrin Dhuratën e njohjes së Dashurisë Sime.

Kjo është dëshira më e madhe e Atit Tim; të shikojë që të mrekulluarit, gëzimi dhe dashuria të shkëlqejnë përmes secilit prej fëmijëve të Tij të çmuar, kur Ai ta zbulojë Parajsën e Re.

Ju do të bashkoheni me të dashurit tuaj që kanë vdekur në Hirin e Zotit dhe që do të ringjallen së vdekuri.

Përse nuk do ta besonit një Dhuratë të tillë? Kur ju të keni besim në Premtimin Tim se do të vij përsëri, atëherë do të ndjeni paqe.

Gjithçka që Un
ë kërkoj është që ju të përgatiteni përmes lutjes. Kur ju luteni për Hire dhe për të tjerët, gjithçka do të bëhet mirë.

Mëshira Ime është kaq e madhe sa fare pak njerëz do të dështojnë për ta njohur Premtimin Tim Hyjnor për t'i mbledhur të gjithë fëmijët e Hyjit dhe për t'i sjellë ata në shtëpi dhe larg nga mbërthimi me vese nga Satani dhe engjëjt e tij demonë.

E Vërteta e Mbretërisë Sime do të shikohet madje edhe nga ateistët, të cilët do të tronditen. Sidoqoftë, mosbesimi i tyre në të shumtën e rasteve do të shndërrohet në dashuri të përulur dhe pranim. Ndërkohë që shumë kohë të vështira shtrihen përpara, asnjëra nga ato nuk do të jetë aq e vështirë sa ju të mos e kapërceni, përmes dashurisë dhe përkushtimit tuaj ndaj Meje, Jezusit tuaj.

Ju lutem mos lejoni që frika t'ju pengojë ta pranoni, me gëzim, Dhuratën e Parajsës Sime të Re.

Ata që janë besnikë ndaj Meje do të merren, sa hap e mbyll sytë, pa vuajtje brenda Qiellit dhe Tokës së Re.

Ajo që duhet t'ju shqetësojë janë ata mëkatarë të ngurtësuar që nuk do të më kërkojnë Mua t'i fal, që do ta refuzojnë Dorën Time dhe që, përkundrazi, do të qëndrojnë në rrugët e tyre të liga.

Ata kanë nevojë për lutjet tuaja.

Lutuni fort për shpëtimin e shpirtrave të tyre.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/26/those-who-are-loyal-to-me-will-be-taken-in-the-blink-of-an-eye-without-suffering-into-the-new-heaven-and-earth/