Kerko Mesazhet ketu

Thursday 17 May 2012

Kisha Ime e Mbetur, e frymëzuar nga Profeti Henok, do të krijojë urrejtje ngado që Fjala Ime e Shenjtë do të dëgjohet

E Martë, 8 Maj 2012, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, Unë vij këtë mbrëmje për të treguar se një shenjë madhështore e Dashurisë dhe Mëshirës Sime do të shfaqet tani brenda zemrave të besimtarëve kudo.

Ata do ta ndjejnë Praninë Time brenda zemrave të tyre në një mënyrë që nuk do jenë në gjendje ta shpjegojnë dhe do t'i bashkojnë zemrat e tyre me Timen.

Kjo Dhuratë do t'i bëjë ata të fortë në Besimin Tim dhe do të kenë uri për Praninë Time çdo ditë.

Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit, të cilët i ndjejnë Flakët e Dashurisë Sime t'i mbështjellin shpirtrat e tyre, për të marr
ë Trupin Tim dhe Gjakun Tim, në Eukaristinë e Shenjtë, sa më shpesh të munden.

Ju, dishepujt e Mi të dashur, do të keni nevojë për Dhuratën e Trupit Tim, përmes Eukaristisë së Shenjtë që t'ju japë forcë, sepse ju do të keni nevojë për çdo grimcë të forcës, kur të dëshmoni rënien e Kishës Sime Katolike të Shenjtë dhe Apostolike.

Eukaristia Ime e Shenjtë do të poshtërohet ashtu si Unë e kam parathënë kohë më parë.

Justifikime do të bëhen për ta paraqitur këtë Dhuratë Më Të Shenjtë si thjesht një gjest në p
ërkujtim të Kryqëzimit Tim.

Shumë shpejt Prania Ime e Vërtetë do të kritikohet, si pjesë e një kishe katolike të re moderne, e cila do të përfshijë edhe kishat e feve të tjera.

Sapo kjo të ndodhë, dashuria dhe përkushtimi ndaj Trinisë së Shenjtë do të pakësohet dhe do të humbasë.

N
ë vënd të saj zota të rremë do t’i zënë vendin. Ndërsa kjo do të jetë e vështirë, ju duhet të kujtoni se, Unë kurrë nuk do ta humbas Kishën Time mbi Tokë.

Besnikëria Ime është ndaj Kishës së themeluar prej Meje përpara se Unë të ngjitesha në Qiell.

Kisha përmbi Shkëmbin e themeluar nga Pjetri Im i dashur, nuk mundet dhe kurrë nuk do të vdesë.

Sepse Unë do ta udhëheq Kishën Time tani në ditet e fundit, dhe do t'i ripërtërij profecitë, e parathëna kohë më parë.

Ungjilli Im do të predikohet nga Kisha Ime e Mbetur, në çdo skaj të Tokës.

Kisha Ime e Mbetur, do të frymëzohet nga Profeti Henok, dhe kjo do të krijojë urrejtje ngado që Fjala Ime e Shenjtë do të dëgjohet.

Shpirti i Shenjtë do ta ndezë besimin e Kishës Sime të Mbetur e cila kurrë nuk do të heqë dorë nga shpallja e të Vërtetës së Ungjillit, deri në frymën e fundit.

Shkoni tani dhe përgatiteni Kishën Time të Mbetur, duke ndjekur Udhëzimet e Mia.

Kini besim tek Unë gjithmonë, sepse gjithçka do të bëhet mirë.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/08/my-remnant-church-inspired-by-the-prophet-enoch-will-create-hatred-everywhere-my-holy-word-is-heard/