Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 9 May 2012

Dëgjojeni Thirrjen Time dhe përgatituni për vërshimin e Shpirtin Tim të Shenjtë

E Martë, 1 Maj 2012, në 20:00


Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për të gjithë ju do të thotë se Unë tani e dërgoj Shpirtin e Shenjtë, përsëri edhe një herë, përmbi njerëzimin për t'i shtyrë ata që t'i hapin zemrat e tyre.

Shumë shpirtra do ta ndjejnë Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë të derdhet përmbi ta në mendje, trup dhe shpirt, shumë shpejt.

Kjo është thelbësore për t'i zgjuar të gjithë fëmijët e Hyjit ndaj të Vërtetës.

Disa njerëz do ta shohin tani botën në një mënyrë të ndryshme.

Pastaj ata do të fillojnë të vënë në pyetje gjithçka. Ata nuk do të duan më të mbeten skllevër ndaj padronësh që kanë për qëllim të vetëm t’i kontrollojnë ata për përfitime personale.

Askush nuk do jetë në gjendje ta shpërfillë këtë tërheqje të Shpirtit të Shenjtë.

I gjithë Qielli pret, që momenti i ndriçimit të krijojë një agim të ri, një fillim të ri.

Gënjeshtrat me të cilat ju po përballeni, fshehin një plan kryesor, të lindur nga një aleancë botërore, të krijuar për t’i kontrolluar të gjitha vendet tuaja.

Duke e bërë vendin tuaj të mbështetet tek gjigantët për të ushqyer familjet tuaja, ju do të bëheni skllevër. Tashme ata po marrin gjithçka që ju zotëroni, por ju jeni të verbër ndaj kësaj.

Tani me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, miljona do të shikojnë përmes kësaj maske të mashtrimit dhe do t'i kundërshtojnë këto grupe djallëzore masonike të kontrolluara.

Kjo Dhuratë do t'ju japë mburojën që ju duhet për ta nxjerrë këtë ushtri nga udha e shkatërrimit tuaj.

Dëgjojeni Thirrjen Time dhe përgatituni për vërshimin e Shpirtin Tim të Shenjtë.

Jezusi juaj i dashur


Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/01/hear-my-call-and-prepare-for-the-pouring-out-of-my-holy-spirit/