E
Diel, 20 Maj 2012, në 12:15
Fëmija
im ashtu si më tepër nga fëmijët e Hyjit po i mbështesin këto Mesazhe të
Shenjta, po ashtu, më tepër njerëz do t'i refuzojnë ato.
Të
gjithë ata që janë më pranë Birit Tim do të tundohen nga i ligu që të
kthejnë shpinën.
Ata do
të vuajnë më së tepërmi dhe dyshimet do t'iu bllokojnë mendjet e tyre ndaj të
vërtetës.
I ligu sulmon ata që e duan
Hyjin më shumë.
Kur ai i verbon ata ndaj të
vërtetës, ai fiton.
Edhe
ata që më nderojnë mua, Nënën e Hyjit, do të bëhen gjithashtu shënjestër
ku i ligu do t'i tërheqë ata larg nga Libri i së Vërtetës.
Kurrë
ai, i ligu, nuk heq dorë. Ai shkakton torturë të tmerrshme tek ata
shpirtra të dashur që ata ta mohojnë Fjalën e Hyjit.
Unë ju lutem të gjithë atyre që
e duan Birin Tim, ta dëgjojnë thirrjen time. Ju duhet të dëgjoni kur Biri Im ju
flet.
Mos e
refuzoni rastin për t’i ndihmuar vëllezërit dhe motrat tuaja që ta fitojnë
jetën e përjetshme që iu është premtuar atyre.
Mos lejoni që dyshimet e
sajuara nga mashtruesi të pengojnë shpëtimin e miliona shpirtrave.
Ky
është edhe kundërshtimi i ashpër që do t'ju sulmojë nga kjo ditë e sipër.
Ju
duhet të më thërrisni mua, Nënën Tuaj, për t'ju ndihmuar, udhëzuar dhe
udhëhequr në udhën e vërtetë.
Nëna
juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Nëna e Shpëtimit