Friday, 25 May 2012

Kisha e Vetme e Mbetur e cila do të qëndrojë në këmbë, e pamposhtur, deri në ngritjen e Jerusalemit të Ri

E Premte, 18 Maj 2012, në 10:48 
Bija Ime fort e dashur dije tani se përhapja e Shpirtit Tim të Shenjtë është gati për t’u bërë e papërmbajtur nëpër botë. 
Flaka e së Vërtetës do ta mbërthejë botën dhe do t’i mbushë shpirtrat e shumë njerëzve me mrekullinë e thjeshtë të Mëshirës Sime të Madhe.
Shumë kthime në besim do të ndodhin dhe do të jetë atëherë që Ushtria Ime e Mbetur do të ngrihet për t’u bërë një forcë e fuqishme në betejën kundër antikrishtit. 
Kisha Ime e Mbetur e Krishterë do ta përhapë Ungjillin e Shenjtë në çdo skaj të tokës.
Zjarr do të derdhet mbi ata që përpiqen ta lëndojnë Kishën Time të Mbetur. Sepse pak do të jenë në gjendje t’i rezistojnë të Vërtetës së Fjalës Sime të Shenjtë kur ajo t'iu tregohet.
Kaq shumë do të jenë saqë do të arrijnë më tepër se 20 milionë.
Do të dalin drejtues mes jush dhe juve do t'ju duhet që ta praktikoni besimin tuaj të fshehur në një sërë qendrash.
Ju do të drejtoni një Kryqëzatë të Mësimeve të Mia dhe Lutjet e Mia të Kryqëzatës do të jenë arma juaj për ta mposhtur armikun.
Të panjohurit do të bëhen të afërt, njerëz nga vende të ndryshme do të bashkohen së bashku dhe besime fetare të ndara në të kaluarën prej ndryshimeve të tyre do të bashkohen të gjitha në një.
Në Kishën e Vetme të Mbetur, e cila do të qëndrojë në këmbë, e pamposhtur, deri në ngritjen e Jerusalemit të Ri.
Kjo është atëherë kur Ardhja Ime e Dytë do të ndodhë.
Atëherë kur Jerusalemi Im i Ri të ngrihet nga hiri, nga atje ku të gjithë ata që më kundërshtuan Mua, mendonin se Kisha Ime në tokë kishte qenë djegur nga themelet.
Dhe më tej do të jetë kjo.
Fillimi i Ri.
Epoka e Re.
Qielli i Ri dhe Toka e Re.
Koha që Vullnetin Hyjnor i Atit Tim të kuptohet më në fund.
Ngrihuni tani Ushtria Ime. Përhapuni dhe shtrini krahët tuaj. Kurrë mos devijoni nga e Vërteta që përmbahet në Biblën e Shenjtë.
Kurrë mos i dyshoni fjalët e përmbajtura në Shkrimin e Shenjtë.
Për ata midis jush, përfshirë anëtarë të Kishës Sime në tokë, që dyshoni, ju duhet ta hapni zemrën ndaj të Vërtetës. 
Bibla përmban Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Bibla përmban tërë të Vërtetën.
Ajo nuk gënjen.
Nëse ju e mohoni të Vërtetën e përmbajtur në të, ju e mohoni Fjalën e Hyjit.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti