Tuesday, 8 May 2012

Unë ju bëj thirrje të gjithë juve që nuk më njihni Mua

E Hënë, 30 Prill 2012, në 17:45
Bija Ime tejet e dashur Unë duhet t’iu jap shpjegime atyre njerëzve që besojnë në Hyj, por që nuk shkojnë në Kishë, ose që nuk luten.
Shumë nuk e dinë se si të luten. Kjo është pak si mënyra në të cilën ti, bija Ime, e gjen të vështirë.
Të lutesh do të thotë të kërkosh.
Të lutesh do të thotë të komunikosh.
Të lutesh do të thotë të tregosh dashuri dhe të japësh falënderime.
Shumë njerëz sot, dashamirës dhe me një zemër bujare nuk dinë se si të luten. Disave do t’iu duket e pakëndshme dhe do të ndjehen në siklet.
Të tjerët ndjejnë sikur lutjet e tyre nuk do të quhen.
Oh sa i dua këta shpirtra të veçantë. Kaq shumë të larguar dhe prapë sa shumë Unë dëshiroj t'ua tregoj atyre dashurinë Time të thellë.
Unë ju bëj thirrje të gjithë juve që nuk më njihni Mua. Nuk ka asnjë nevojë që të keni frikë nga Unë. Gjithçka që ju duhet të bëni është të më kërkoni Mua që t'ju marr dhe t'ju jap ngushëllim.
Më lejoni t’jua tregoj dashurinë Time. Flisni me Mua me fjalët tuaja të thjeshta. Asgjë nuk më trondit Mua.
M'i besoni Mua shqetësimet tuaja ndërsa Unë do t'jua lehtësoj zemrën. Më lejoni Mua t'ju ndihmoj që të ndjeni paqen e vërtetë.
Me kërkoni Mua t'jua zgjidh shqetësimet tuaja. Unë do t'ju tregoj të vërtetën dhe kështu shqetësimet tuaja nuk do të duken më aq të këqija.
Si do ta kuptoni se Unë po ju dëgjoj? Si do të jeni të sigurt se Unë do t'ju përgjigjem?
Thjesht uluni me qetësi dhe më kërkoni Mua t’ju ndihmoj me anë të kësaj lutjeje për t'ju ndihmuar që ta hapni zemrën ndaj Meje dhe të kërkoni ndihmën Time.
Lutja e Kryqëzatës (50) Jezus, më ndihmo të njoh se Kush je Ti
O Jezus i dashur, më ndihmo të njoh se Kush je Ti.
Më fal që nuk kam folur me Ty më parë.
Më ndihmo të gjej paqe në këtë jetë dhe të më tregohet e Vërteta e Jetës së Përjetshme.
Zbute zemrën time. Lehtësoji shqetësimet e mia. Më jep paqe.
Hape zemrën time tani, që Ti ta mbushësh shpirtin tim me Dashurinë Tënde.
Amen.
Shumë prej jush nuk do të vijnë tek Unë në këtë kohë. Por kjo është e pritshme.
Në kohë vështirësie, rrëmuje dhe frike ju do të vini.
Unë qëndroj me ju çdo ditë edhe pse ju nuk e kuptoni këtë akoma.
Por shumë shpejt ju do të më shihni Mua dhe do ta njihni të vërtetën e premtimit Tim për t'ju dhuruar jetën e përjetshme në Trup, Mendje dhe Shpirt.
Unë e pres thirrjen tuaj. Pastaj Unë do të mund t'ju marr, kur të jetë koha e duhur, drejt portave të Epokës së Re të Paqes dhe Parajsës Sime të Re mbi tokë.
Miku juaj
Jezusi juaj i dashur