Kerko Mesazhet ketu

Monday, 14 May 2012

Shumë Papë kanë qenë të burgosur brenda Selisë së Shenjtë, të rrethuar nga Grupe Masonike

E Hënë, 7 Maj 2012, në 18:19

Bija Ime fort e dashur, kishave të Mia në mbarë botën Unë iu them këtë. 
Dijeni se Unë do të jem gjithmonë përkrah jush për sa kohë që ju e shpallni Fjalën Time Më Të Shenjtë. 

Kishës Sime Katolike, edhe pse ju keni shkaktuar mundim si pasojë e mëkatit të lig dijeni se Unë kurrë nuk do t’ju braktis, edhe pse keni mëkatuar. 

Por dijeni këtë. Besimi juaj tek Unë nuk është aq i fortë sa duhej të ishte. Ju nuk më doni Mua siç më donit dikur. 

Gjithë pasuria që ju keni grumbulluar, ka krijuar një distancë midis Meje, Krishtit dhe Shpëtimtarit tuaj, dhe fëmijëve të zakonshëm të Hyjit. 

Ju u ngjitët lartësive kaq të larta saqë Unë nuk mund të arrija tek ju dhe t’jua ofroja Dorën Time për t’ju shpëtuar prej kalbëzimit nga brenda.

Juve ju ishte mësuar e vërteta nga Pjetri Im mbi shkëmbin e të cilit ju ishit ndërtuar. Dhe çfarë bëtë ju? 

Ju ndërtuat mure të trasha prej guri rreth jush.

Kjo shkaktoi një mungesë komunikimi me ata që ju duhej t'i ushqenit me Trupin dhe Gjakun Tim, që shpirtrat e tyre të mund të ushqeheshin.

Respekti i kërkuar prej jush në administrimin e Eukaristisë Sime Më të Shenjtë ishte humbur kur ju e nënvlerësuat Praninë Time.

Kur Vatikani II deklaroi rregulla të reja, ato ishin futur prej atyre forcave djallëzore Masonike nga brenda korridoreve tuaja. 

Ata me dinakëri paraqitën mënyra të reja për ta administruar Eukaristinë Time të Shenjtë, të cilat janë fyese për Mua.

Të ashtuquajturat mësime tuaja tolerante shpallnin një varg gënjeshtrash, duke përfshirë refuzimin për ta njohur fuqinë e Shën Mikael Krye-engjëllit.

Ai është mbrojtësi i Kishës kundër Satanit. Ato forca midis jush e dinin këtë. Ja se përse ju i ndaluat të gjitha lutjet që kërkonin ndihmën e tij përpara Meje në Meshën e Shenjtë.

Pastaj ju fabrikuat të pavërtetën më të madhe se Ferri nuk ishte për t’u pasur frikë. Se ai ishte vetëm një metaforë. Sepse kjo gënjeshtër, e pranuar si e vërtetë nga shumë prej fëmijëve e Hyjit, ka rezultuar në humbjen e miliarda shpirtrave.

Sa më fyeni Mua. Për ata shërbëtorë të shenjtë dhe të përulur midis jush, Unë kërkoj që ju të ktheheni tek Mësimet e Mia. Kurrë mos lejoni që pasuritë të grumbullohen midis jush dhe të mendoni se ato janë të pranueshme në sytë e Mi. 

Pasuritë, ari dhe pushteti të mbledhura në Emrin Tim, do të jenë rënia juaj. Ju nuk mund të nxirrni përfitim nga Fjala Ime e Shenjtë.

Ju keni vuajtur për shkak të mënyrës se si më keni fyer Mua.

Mos mendoni aspak se Unë po bëj me faj Papët e Shenjtë të shumtë që janë ulur në fronin e Pjetrit. Misioni i tyre ka qenë gjithmonë i mbrojtur. 

Shumë Papë kanë qenë të burgosur brenda Selisë së Shenjtë, të rrethuar nga grupe Masonike që nuk përfaqësojnë Hyjin.

Ata e urrejnë Hyjin dhe kanë shpenzuar 50 vjet duke përhapur të pavërteta mbi Mëshirën e Hyjit. 

Veprat e tyre kanë çuar në rrënimin e Kishës Katolike.

Kjo nuk ishte një rastësi. Ka qenë komplotuar me qëllim dhe me dinakëri për ta shkatërruar besimin e Kishës. Për ta shkatërruar nderimin e Katolikëve të thjeshtë ndaj Hyjit të Vetëm të Vërtetë.

Për këtë ju do të flakeni mënjanë në shkretëtirë. Pas Papa Benediktit, ju do të udhëhiqeni prej Meje nga Qielli.

Oh sa më keni bërë Mua të lotoj.

Unë iu bëj thirrje të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë të cilët e dinë të vërtetën, që të ngriheni dhe të më ndiqni Mua, Jezusin tuaj, për të përhapur të vërtetën e Mësimeve të Mia në shërbim të përulur.
Ju duhet te gjeni kurajon dhe forcën për t’u ngritur nga hiri.

Përmbi të gjitha, refuzojini gënjeshtrat që së shpejti do t'ju paraqiten nga Profeti i Rremë.

Ai do ta shkrijë Kishën Katolike me kisha të tjera, duke përfshirë kisha pagane, për t’u bërë një gjë e neveritshme. Një kishë mbarë botërore pa shpirt.

Jezusi juaj