Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 30 May 2012

Koha po afron që Paralajmërimi të ndodhë

E Hënë, 21 Maj 2012, në 20:15

Bija Ime fort e dashur koha po afron që Paralajmërimi të ndodhë.

Ka akoma kaq shumë punë për t’u bërë për t’i përgatitur shpirtrat për Mëshirën Time të Madhe.

Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që më duan Mua, që të luten fort për kthimin global që Unë e dëshiroj.

Kaq shumë do të vijnë duke vrapuar në Krahët e Mi, me lehtësim që vërshon në shpirtrat e tyre, sepse ata e dinë se jam Unë, Jezusi i tyre i Dashur, që i thërras ata.

Kaq shumë do ta luftojnë të Vërtetën kur t'iu paraqitet atyre. Prova që Unë do t'iu zbuloj nuk do të mjaftojë që të ndezë një flakë të vetme dashurie në shpirtrat e tyre. 

Ata kanë qenë vjedhur nga Unë dhe prapë ata nuk duan të çlirohen nga grabitësi i tyre, nga bisha, që ia ka rrëmbyer shpirtrat.

Përhape Fjalën Time sa më shpejt që të mundesh bija Ime.

Shpërfilli përqeshjet, nënqeshjet dhe talljet nga ata që përpiqen të të ndalojnë.

Ngrihu dhe shpalle Fjalën Time Më të Shenjtë me çdo kusht.

Ata që pohojnë se flasin në Emrin Tim dhe që përpiqen të nënçmojnë ty, janë duke më kryqëzuar Mua. Nuk je ti që ata torturojnë por, jam Unë, Shpëtimtari i tyre i Dashur.

Opinioni njerëzor nuk është i rëndësishëm. Gjithçka që ka rëndësi janë ata shpirtra që Unë kam dëshirë t'i shpëtoj. 

Lusni këtë Lutje të Kryqëzatës (55) Për t'u Përgatitur për Paralajmërimin

O Jezusi im i Dashur, 
të lutem hapi zemrat 
e gjithë fëmijëve të Hyjit 
për të marrë Dhuratën e Mëshirës Tënde të Madhe.

Ndihmoji ata të pranojnë Mëshirën Tënde Hyjnore 
me dashuri dhe mirënjohje.
Lejoji ata të bëhen të përulët para Teje 
dhe të lypin faljen e mëkateve të tyre, 
që të mund të bëhen pjesë 
e Mbretërisë Tënde të Lavdishme.
Amen.

Së shpejti shumë miliona në botë do ta dëgjojnë Thirrjen Time dhe më shumë shpirtra mund dhe do të shpëtohen.

Kurrë mos e harroni rëndësinë e recitimit ditor të Kurorëzës së Mëshirës Sime Hyjnore për të shpëtuar shpirtra.

Shkoni në paqe dhe dashuri.

Jezusi juaj i dashur