Kerko Mesazhet ketu

Monday, 21 May 2012

Kërkesë për Lutje: Shkoni tani dhe quajeni këtë kërkesë: Thirrja Ime për Jezusin

E Hënë, 14 Maj 2012, në 18:00

Bija Ime tejet e dashur, dhurata jote për Mua është pranuar dhe si rezultat do të shpëtojë edhe 5 milion shpirtra më tepër.* 
Është dëshira Ime më e dashur që t'i jap fund vuajtjeve të tua, por, kjo dhuratë e çmuar që ti më sjell Mua tani do të thotë se Unë mund të shpëtoj më shumë prej fëmijëve të Hyjit.

Kurrë mos harro se ky Mision është për të shpëtuar njerëzimin nga Ferri. Unë kam nevojë për ndihmën tënde dhe ndihmën e të tjerëve për ta bërë këtë. 

Kurrë mos u ndje e vetmuar, sepse Unë të dua dhe Unë jam me ty tërë kohën. Shumë më tepër nga fëmijët e Hyjit janë duke filluar ta dëgjojnë më në fund Zërin Tim.

Puna e Shpirtit të Shenjtë do të japë fryt dhe shumë shpejt Dashuria e Hyjit do të ndjehet deri në zemrat e më të shterpëve.

Këto shpirtra të humbur, të zbrazur dhe të shterpë do të ndjejnë një Flakë Dashurie dhe do të ndjejnë një tërheqje familjare për të qenë pjesë e Mbretërisë Sime të Re mbi Tokë. Shumë nuk do ta kuptojnë se pse, por ata nuk do jenë në gjendje të mohojnë ndjenjat e tyre të ngrohtësisë, dashurisë dhe paqes. 

Shumë do të jenë të çuditur dhe do të duan që të flasin me Mua. Ti tani duhet t'i bashkosh njerëzit kudo për të kërkuar Dhuratën e Dashurisë Sime. Ata duhet të kërkojnë që t'iu jepen favore të veçanta. Ti, bija Ime, duhet të dedikosh një ditë në javë për këtë. Çdo shpirt i humbur duhet të më kërkojë Mua që ta ndihmoj. Nëse kërkesa e tyre është sipas Vullnetit Tim të Shenjtë, atëherë Unë do t'i përgjigjem lutjeve të tyre. Kjo do të rrënjosë tek ata një lidhje më të fortë me Zemrën Time të Shenjtë dhe Mëshirën Time të Madhe.

Shko tani dhe quaje këtë kërkesë ‘Thirrja Ime për Jezusin’.

Bija Ime bëje këtë sa më parë që të mundesh sepse Unë dëshiroj t’i siguroj këta shpirtra, sidomos ata që nuk e pranojnë se Unë po flas tani. Ata më në fund do ta kuptojnë se sa pranë Unë jam tek çdo shpirt i vetëm. Thuaju atyre se Unë e dua çdonjërin prej tyre dhe nuk e përjashtoj as edhe një mëkatar të vetëm pavarësisht se sa i rëndë është mëkati i tij.

Gjithçka që Unë kërkoj është që ata të vijnë tek Unë dhe të më kërkojnë Mua që t'i ndihmoj.

Jezusi juaj

*Shpirtrat e referuar në rreshtin e parë kanë të bëjnë me vuajtje personale të ofruara nga Maria e Mëshirës Hyjnore dhe nuk i referohen tërë botës, sepse aktualisht miliarda shpirtra janë duke u shpëtuar përmes lutjeve.

Nëse keni një kërkesë për lutje, ju lutemi ta dërgoni atë këtu

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2015/08/07/prayer-requests-go-now-and-call-this-request-my-call-to-jesus/