Monday, 7 May 2012

Virgjëra Mari: Fëmija im, nuk do të ketë vdekje për ata që e duan Birin Tim

E Diel, 29 Prill 2012, në 10:00
Fëmija im ti kurrë nuk duhet të mendosh se, për shkak të vetmisë që sjell kjo thirrje e veçantë, kthimi në besim nuk po ndodh.
Misioni yt, i miratuar nga Ati Im i Përjetshëm, është që të përhapësh të vërtetën mbi Ardhjen e Dytë të Birit tim tek të gjithë fëmijët e Hyjit.
Është e rëndësishme që atyre fëmijëve që nuk shpenzojnë aspak kohë në nderim dhe përkushtim ndaj Birit Tim t'iu tregohet se çfarë do të vijë.
Të gjithë fëmijët e Hyjit duhet të përfshihen në të gjitha lutjet tuaja sepse Ai, Ati Im, i do të gjithë.
Edhe atyre që e kanë ngurtësuar zemrën e tyre kundrejt Atit Tim dhe nuk duan ta njohin Birin Tim, duhet t'iu jepet jeta e përjetshme.
Kur dhurata e Paralajmërimit të ndodhë, shumë mëkatarë do të ndriçohen dhe do të kthehen tek Biri im duke e kërkuar Mëshirën e Tij.
Vetëm atëherë njerëzimi do të dëshirojë t’i dëgjojë mesazhet e rëndësishme që janë dhënë nga Biri im përmes teje.
Kur ata do ta kuptojnë të vërtetën se koha për Mbretërinë e Tij të Re është gati që të fillojë, ata do ta rrëmbejnë Fjalën e Tij të Shenjtë.
Shumë nga fëmijët e Hyjit janë të paqartë rreth ekzistencës së Qiellit dhe tokës. Shumë vetë kanë tepër frikë që të mendojnë për jetën pas vdekjes.
Bija ime nuk do të ketë vdekje për ata që e duan Birin Tim.
Por do të çohen në Epokën e Re të Paqes dhe Parajsën e premtuar nga Ati Im për të gjithë fëmijët e Tij.
Ju duhet të luteni që të gjithë ata shpirtra që sillen të pashpresë dhe të humbur, ta gjejnë udhën e kthimit në krahët e dashur të Birit Tim të çmuar, ose përndryshe ata nuk do të jenë të aftë për të hyrë në portat e Parajsës së Re. 
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit