E
Diel, 13 Maj 2012, në 16:00
Ato
janë për të sjellë dashuri. Ato gjithashtu janë duke u përdorur, për t'iu
treguar atyre që kryejnë mëkate apo keqbërje, se ata duhet të shpengohen në
Sytë e Mi, ose përndryshe të jenë të humbur për Mua përgjithmonë.
Si mund
të mos i tregoja Unë njerëzimit të Vërtetën?
Unë e
kuptoj se ti, bija Ime, ndjen një ngarkesë herë pas herë si marrësja e këtyre
Mesazheve Hyjnore. Kurrë nuk duhet të lejoni që frika të hyjë në zemrën
tuaj, sepse ajo nuk vjen nga Unë.
A nuk ju kam thënë se ka një
Epokë të mrekullueshme të Re të Paqes përpara për të gjithë ata që më duan Mua? Çfarë ka për t’u frikësuar?
A është
meraku mbi të ardhmen tuaj, familjen tuaj apo të mos-diturit se çfarë vjen
përpara? Nëse është kështu, atëherë ju duhet ta dini këtë.
Unë ju
dua të gjithëve. Unë dua që gjithë fëmijët e Hyjit të bashkohen si një familje
e shenjtë, së bashku me dashuri.
Prandaj dhe Unë po komunikoj
tani, prej shumë kohësh, për t'ju tërhequr të gjithëve më pranë Meje.
Për të
siguruar që ju të gjithë do të ktheheni dhe do t'i hapni zemrat tuaja ndaj
dashurisë që Unë e kam për çdonjërin shpirt të vetëm mbi këtë Tokë, Unë duhet
ta paralajmëroj njerëzimin për rreziqet me të cilat përballet.
Nëse nuk do t'ju doja, siç ju dua, Unë nuk do t’ju paralajmëroja.
Dashuria
Ime është kaq e fuqishme saqë ajo është një Dashuri e panjohur për çdo qenie
njerëzore, sepse asnjëri prej jush nuk mund ta ketë kapacitetin për të ndjerë
Dashurinë që Unë e mbaj për ju.
Dashuria
Ime do të thotë se Unë nuk dëshiroj që fëmijët e Hyjit të vuajnë.
Unë do t'ju marr të gjithë ju,
që do ta shikoni të Vërtetën, pas Paralajmërimit, dhe do t'jua tregoj Dashurinë
që Unë kam.
Juve
dhe të gjithë atyre që më përkasin Mua në mendje, trup dhe shpirt do t'ju jepet Dhurata më e veçantë, përtej imagjinatës suaj.
Parajsa e Re ju pret, dhe Toka,
që ju mund të mendoni se do t’ju mungojë, nuk do të vlejë asgjë, kur ju të
shikoni Mbretërinë që ka qenë përgatitur.
Fëmijët
e Mi, ka shumë gjëra për t’u pritur. Frika është e panevojshme.
Por
mendoni se juve do t’ju jepet Jeta e Përjetshme.
Ju do të keni me bollëk dhe nuk
do të keni nevojë për asgjë.
Ngjyrat, aromat, dashuria që ju
do ndjeni për të gjithë ata rreth jush, paqja në familjet tuaja, mungesa e
frikës, shpirtrat tuaj plot me dashurinë e Hyjit dhe trupat tuaj të përkryer –
si mund të mos e dëshironi Mbretërinë Time?
Mbretëria
Ime do të bëhet shtëpia juaj e re kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një, dhe
të vdekurit, të cilët më pranuan Mua si Shpëtimtarin e tyre, do të ringjallen për t’u
bashkuar me familjet e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre në dashuri dhe
lumturi.
Lehtësimi që ju do të ndjeni kur
bota e mëkatit, në të cilën jetoni tani, të mos jetë më aty, do t'ju sjellë
gëzim, qetësi dhe kënaqësi.
Ju akoma do të keni vullnet të
lirë, por do të jetë ndryshe. Ju do të jeni duke jetuar në bashkim të plotë me
Mua, sipas Vullnetit të Shenjtë Hyjnor të Atit Tim. Ai ka pritur me durim për
këtë moment.
Unë me
durim po i përgatis të gjithë fëmijët e Hyjit që asnjë shpirt të mos humbasë. Prandaj,
bija Ime më e dashur, mos ki frikë.
Vuajtja
nuk do të zgjasë shumë. Në vend të saj do të jetë shtëpia, së cilës çdo fëmijë
i Hyjit i përket. Ky
është Premtimi Im për të gjithë ju. Mos u ndjeni të dëshpëruar, të frikësuar
apo të shqetësuar sepse është plotësisht e panevojshme. Vetëm
mësoni të më doni Mua më tepër. Sa më shumë të më doni Mua, aq më shumë do të
keni besim tek Unë.
Vetëm
atëherë frika do të largohet nga ju. Vetëm
atëherë ju do të jeni me të vërtetë të lirë.
Unë ju
dua të gjithëve. Kurrë mos e harroni këtë, sidomos kur ju mund të jeni të
shqetësuar për të ardhmen.
Shpëtimtari
juaj i dashur
Jezu Krishti
Jezu Krishti