Saturday, 5 May 2012

Shpirti i Shenjtë do të zbresë këtë të Diel. Vërshimi i dytë prej fuqisë së Shpirtit të Shenjtë

E Premte, 4 Maj 2012, në 21:05
Bija Ime fort e dashur kur të ndjesh se ky mision është i vështirë që t’i bindë të gjithë fëmijët e Hyjit për ta pranuar Ardhjen e Dytë, dhe që të pranohet si lajm i mirë për të gjithë fëmijët e Hyjit, thjesht kujtoje këtë.
Ashtu si çdo njeri është i krijuar sipas shëmbëllimit të Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm, po ashtu dhe drita e Atit Tim ndriçon në njëfarë mënyre përmes çdo shpirti.
Vështroje fytyrën e çdonjërit që takon dhe ti do të shikosh një pasqyrim të lehtë të Hyjit Atë.
Mund të jetë vetëm një shikim, një buzëqeshje, një veprim apo një butësi por është aty.
Ka mirësi tek çdo njeri, madje dhe tek mëkatarët më të rëndë. Tek disa, kjo mirësi është gjithëpërfshirëse dhe i tërheq njerëzit drejt personit të bekuar me këtë dhuratë si një magnet. Ndër të tjerë kjo është veçse një shkëndijë, por është e pranishme gjithashtu.
Kur vështroni në sytë e dikujt që ka një sjellje mizore ndaj të tjerëve, ju prapë mund të dalloni një rreze shprese që vjen për shkak të pranisë së Dritës së Hyjit.
Është Drita në shpirtrat e fëmijëve të Hyjit që ka nevojë të ri-ndizet përmes mesazheve të Mia të dashurisë dhe shpresës. Sa më e fortë të jetë Drita, aq më i pastër është personi.
Sa më shumë njerëz të jenë të pastruar nga Drita e Hyjit, aq më e pastër do të jetë toka.
Kur Drita e Hyjit bëhet më e fortë në shpirtrat e besimtarëve, atëherë vepra e të ligut do të dobësohet sepse errësira nuk mund të qëndrojë me Dritën.
Ja se përse, akoma edhe një tjetër vërshim i Shpirtit të Shenjtë, është duke iu dhuruar mbarë botës tani.
Ky është vërshimi i dytë prej fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, që nga 10 Maji 2011.
Ai i paraprin Mëshirës Sime të Madhe Hyjnore dhe do të sigurojë që Drita të krijojë një njohje të re në shpirtrat e besimtarëve.
Ky Shpirt i Shenjtë do të zbresë mbi mbarë botën këtë të Diel, më 6 Maj 2012.
Shumë do të ndjejnë paqe dhe dashuri. Unë iu bëj thirrje të gjithëve për t’u lutur që kjo dhuratë të depërtojë në shpirtrat e tyre, me qëllim që ata të ndjejnë Dashurinë e Hyjit dhe t'i përgjigjen thirrjes së Tij.
Lutja e Kryqëzatës (51) Për Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë
O eja, Shpirti i Shenjtë, vërshoi Dhuratat e Tua të Dashurisë, Urtësisë dhe Dijes përmbi shpirtin tim të përulur.
Më mbush me Dritën e së Vërtetës, që të mund ta dalloj të Vërtetën e Hyjit nga gënjeshtrat e përhapura nga Satani dhe engjëjt e tij.
Më ndihmo ta mbërthej pishtarin dhe ta përhap flakën e dijes tek të gjithë ata që unë takoj, përmes Krishtit Zotit tonë.
Amen.
Shkoni në Dashuri, Dritë dhe Paqe.
Qetësohuni dhe lejojeni Shpirtin Tim të Shenjtë të zbresë përmbi ju.
Unë ju dua.
Jezusi juaj i Çmuar