Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 15 May 2012

Nëna e Shpëtimit: Hyji Më i Larti mund ta ndryshoj fatin e botës

E Martë, 8 Maj 2012, në 12:30

Fëmija im, ky Mision po kthen miliona shpirtra, të cilët përndryshe do të kishin humbur. Ti kurrë nuk duhet të ndjehesh se pengesat e vendosura përpara teje mund ta ndalojnë përhapjen e Shpirtit të Shenjtë.

Biri Im është kaq i kënaqur me të gjithë ata që e ndjekin Fjalën që Ai i jep botës në këtë kohë. Përkushtimi përmes lutjeve tuaja, fëmijë, po shpëton kaq shumë shpirtra të humbur. Kurrë mos e harroni fuqinë e lutjes. Sa shumë ligësi është ndaluar për shkak të lutjeve tuaja.

Puna e grupit mbarë botëror tani është ndërprerë dhe planet e tyre janë rrëmujë.

Mëshira e Hyjit është kaq e madhe sa lutja mund të zbusë çdo ligësi në botë.

Drita e Shpirtit të Shenjtë tani rritet në Fuqi, që sa më shumë shpirtra të mund ta shohin të Vërtetën e Zotit, ndërsa ajo po rindizet kudo.

Fëmijë, ju duhet të vazhdoni t'i flisni Atit Tim dhe ta shtoni përkushtimin tuaj ndaj Tij.

Duke e thirrur Atin, Hyjin Më të Lartin, në Emër të Birit të Tij të çmuar, Ai do t’i dëgjoj lutjet tuaja dhe do të përgjigjet.

Ju duhet ta thërrisni Atin më tepër, sepse do jetë Ai, Hyji Më i Larti, që mund ta ndryshojë fatin e botës.

Do të jetë vetëm nëpërmjet Birit Tim, Jezu Krishtit, që ju mund t’i afroheni Atit. Prandaj kjo është 
çfarë ju duhet të thoni:

Lutja e Kryqëzatës (52) Lutje drejtuar Atit


"Ati im më i dashur, në Emër të Birit Tënd të shtrenjtë dhe në përkujtim të Mundimeve të Tij në Kryq, unë të thërras Ty.


Ti, Hyji Më i Larti, Krijuesi i botës dhe i gjithçka që ekziston, e mban shpëtimin tonë në Duart e Tua të Shenjta. Përqafoji të gjithë fëmijët e Tu, përfshirë ata që nuk të njohin Ty dhe ata që të njohin, por që i hedhin sytë në anën tjetër.

Na i fal mëkatet tona dhe na shpëto nga persekutimi i Satanit dhe i ushtrisë së tij. Na merr në Krahët e Tu dhe na mbush me shpresën e nevojshme për të parë udhën e së Vërtetës. Amen."

Shkoni në paqe.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/08/virgin-mary-god-the-most-high-can-change-the-destiny-of-the-world/