Kerko Mesazhet ketu

Thursday 24 May 2012

Nëna e Shpëtimit: Vizionarët e mi në botë do të udhëzohen që të luten për të shmangur rreziqet e shoqëruara me një Luftë Botërore

E Mërkurë, 16 Maj 2012, në 09:00

Fëmija im, të lutem përpiqu të qëndrosh e fortë në këtë Punë për Birin tim. Është e rëndësishme që të gjithë ata që besojnë në të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë, që po i jepet botës në këtë periudhë, të qëndrojnë të qetë.

Detyra juaj është që t'i përgjigjeni udhëzimeve të Birit tim të dashur. Lutja, dhe besimi tek Biri im, do të sjellin shpëtimin tuaj.

Dhurata e Vulës së Hyjit të Gjallë do të jetë mbrojtja juaj më e madhe në kohë lufte apo konflikti. 
Duke i premtuar besnikëri Hyjit Atë, përmes pranimit të kësaj Dhurate të falur, ju do të mbeteni të lirë.

Kurrë mos e harroni fuqinë e lutjes dhe se si ajo mund ta dobësojë efektin e ngjarjeve të tilla.

Për fat të keq, shumë nga këto ngjarje duhet të ndodhin sepse ashtu janë profetizuar.

Fëmijë, unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që më nderojnë mua, Nënën tuaj të Bekuar, që ta kuptojnë se kjo është një thirrje nga Qielli.

Të gjithë vizionarët e mi në botë do të udhëzohen që të luten, për të shmangur rreziqet e shoqëruara me një luftë botërore.

Ju duhet të ngulmoni në vuajtjen tuaj dhe ta ofroni atë si një dhuratë për Hyjin Atë.

Lutja e përditshme e Rruzares sime është e rëndësishme në këtë kohë, pa marrë parasysh se cilës Kishe të Krishterë i përkisni.

Ju duhet ta recitoni atë, sepse ajo ofron mbrojtje për ato kombe që e thonë atë çdo ditë, dhe në numër të madh.

Lutuni, lutuni, lutuni për Evropën në këtë kohë dhe kthehuni nga Biri im dhe kërkojini Atij forcën, kurajon dhe durimin që ju duhet për ta ruajtur besimin tek Hyji.