Wednesday, 30 May 2012

Libri Im i së Vërtetës, ashtu si një flakë, do të përhapet shpejt mbi mbarë botën

E Martë, 22 Maj 2012, në 15:20
Bija Ime fort e dashur, faza tjetër e këtij Misioni të Shenjtë është gati që të shpaloset.
Libri Im i së Vërtetës, ashtu si një flakë, do të përhapet shpejt mbi mbarë botën.
Kthimi në besim do të jetë i shpejtë dhe Fjala Ime e Shenjtë, në të gjitha gjuhët, do të dëgjohet.
Të gjithë fëmijët e Hyjit, me radhë, do t'i përhapin Mesazhet e Mia dhe ata do të mbushen me Shpirtin e Shenjtë.
Buzët e tyre do të transmetojnë të Vërtetën dhe të gjithë do të profetizojnë në gjuhë të ndryshme, që e Vërteta të mund të dëgjohet me shpejtësi. 
Etja e fëmijëve të Hyjit, të cilët enden në një gjendje të hutuar meqenëse shpirtrat e tyre janë të zbrazur, do të shuhet.  
Uria për Praninë Time do të shuhet kur Unë do t'iu sjell këtyre shpirtrave ushqimin që ata kaq shumë kanë nevojë.
Kur kjo të ndodhë fare pak shpirtra në botë do të ngelen të panjohur ndaj Mëshirës Sime të Madhe.
Merreni Dhuratën Time, Fjalën Time të Shenjtë, Librin Tim të së Vërtetës dhe gllabërojeni atë. Sepse pa atë ju do të jeni si një trup pa shpirt.
Kur ju t’i gëlltisni Fjalët e Mia të Urtësisë ju do të bëheni të plotë përsëri.
Kur ju të bëheni të plotë përsëri, ju do të jeni gati të vini me Mua brenda Epokës së Re të Paqes mbi tokë.
Prisni tani, ndjekësit e Mi të dashur, sepse Fjala Ime e Shkruar do të jetë me ju shumë shpejt dhe ju do të gëzoni me dashuri dhe paqe në shpirtrat tuaj.
Ecni përpara të gjithë ju ndjekësit e Mi.
Ju, të dashurit tuaj dhe të gjithë besimtarët le të profetizojnë në Emrin Tim.
Ecni me Mua ndërsa Unë ju çoj drejt Jetës së Përjetshme.
Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit