Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 29 May 2012

Lutuni që të mund t’i dalloni profetët e vërtetë nga ata që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë

E Diel, 20 Maj 2012, në 18:10

Bija Ime fort e dashur tregoju fëmijëve të Hyjit se Profetët e Mi sot nëpër botë do të refuzohen ashtu si qenë refuzuar në fillim. 

Ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tim sot, por që nuk marrin mesazhe nga Hyji, do të përkrahen dhe pranohen.

Ata që e shpallin Fjalën Time të Shenjtë dhe që profetizojnë në Emër të Atit Tim do të pësojnë refuzimin më të madh.

Priftërinjtë dhe kleri do t'i sulmojnë Profetët e Mi sot, sepse Satani i verbon ata ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. 

Le ta dijë çdo njeri që përpiqet t’i ndalojë profetët e vërtetë të Hyjit se ata do të kryejnë një mëkat të rëndë në Sytë e Hyjit. 

Shërbëtorët e shenjtë dhe ata që shpallin të vërtetën e Mësimeve të Mia, do të ndëshkohen nëse ata përpiqen për ta sabotuar këtë Mision të Shenjtë.

Për ata që nuk besojnë në Fjalën Time të Shenjtë që po i jepet botës në këtë kohë, ju duhet të qëndroni të heshtur.

Sepse nëse nuk e bëni dhe më dënoni Mua, ju do të jeni përgjegjës dhe do të qani dhe do të më luteni Mua që t'ju fal.

Në atë kohë, dëmi që ju do të keni shkaktuar, do të jetë ndjerë aty ku shpirtrat do të kenë humbur.

Kurrë mos e refuzoni Fjalën Time të Shenjtë, që ju jepet nëpërmjet profetëve.

Mbështeteni atë dhe pranojeni atë sepse shumë punë nevojitet për ta përgatitur të gjithë njerëzimin për Mbretërinë Time të Re.

Kujtojeni këtë.

Kur Njeriu e mohon Fjalën Time, kjo është për t’u pritur kur Satani sillet në tokë.

Kur një shërbëtor besnik i Hyjit më refuzon Mua, kjo është si një shpatë që më tejshpon Mua.

Është refuzimi më i dhimbshëm nga të gjithë.

Ejani tek Unë të gjithë ju. Nëse ju nuk besoni, atëherë lutuni që t’ju tregohet e Vërteta sa më parë.

Nëse keni ndonjë dyshim, kthehuni tek Unë dhe më kërkoni Mua që t'jua hap zemrën tuaj.

Më lejoni t'ju mbush me hire me qëllim që ju të më ndihmoni Mua t'i mbledh shpirtrat në çdo pjesë të botës në kohën e duhur.

Mos besoni se Ardhja e Dytë mundet apo do të ndodhë pa ndihmën e profetëve të Mi, të dërguar për t'ju përgatitur që të jeni të aftë për të hyrë në Mbretërinë Time.

Lutuni që ju të mund t’i dalloni profetët e vërtetë nga ata që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë.

Mjerë ata që i shtyjnë mënjanë profetët e Mi, sepse do t’iu duhet që të përgjigjen për fyerjet e tyre kundër Atit Tim të Shenjtë, Hyjit Më të Lartit.

Shkoni, hapini sytë.

Vëzhgoni kur Unë ju zbuloj të vërtetën.

Mos e ktheni kokën mënjanë.

Mos i mbyllni sytë.

Është koha që ju të zgjidhni.

Më ndiqni Mua dhe më ndihmoni t'i udhëheq fëmijët e Mi drejt Jetës së Përjetshme.

Nëse e ktheni shpinën, ju po iu mohoni atyre shpirtrave mundësinë e shëlbimit në sytë e Mi.

Jezusi juaj