Fëmija im, ndërsa vrumbullima e Satanit dhe e djajve të tij bëhet më e fortë, dhe zhurma e britmave të tyre, e dëgjuar deri në Qiell, mua më duhet t'i paralajmëroj fëmijët e Hyjit që t'i hapin sytë.
Vështroni rreth jush dhe çfarë shikoni?
Trazira, grindje, dëshpërim dhe luftime, e gjithë kjo ka qenë nxitur nga frymët e liga, që e rrethojnë njerëzimin.
Të lëshuar nga Ferri, numri i tyre është i madh. Për as edhe për një moment ata nuk do t'i lehtësojnë torturat e tyre, të shkaktuara nga urrejtja që ata kanë për të gjithë fëmijët e Hyjit.
Këta engjëj të rënë ishin xhelozë kur Ati im, Hyji Më i Larti, e Krijoi njerëzimin dhe universin.
Krenaria dhe neveria e tyre çoi në rënien e tyre dhe ata qenë hedhur në Ferr.
Të udhëhequr nga Satani, urrejtja e tyre doli në pah kur unë solla në botë Birin e njeriut, Shpëtimtarin e njerëzimit. Urrejtja e tyre për mua e tejkalon çdo gjë të njohur nga njerëzimi.
Si Mbretëreshë e të gjithë Engjëjve, kjo i trazoi ata më shumë. Ata e dinin se nuk do të kishin më kthim drejt Hierarkisë Hyjnore.
Për ta lënduar Hyjin, Atin tim të dashur, ata duan të shkatërrojnë atë që është më pranë Zemrës së Tij, fëmijët e Tij të dashur dhe të çmuar.
Duke i joshur fëmijët e Tij, përmes tundimeve të mëkatit, ata i vjedhin shpirtrat.
Ati im nuk do ta tolerojë këtë ligësi, dhe koha po afron që këta engjëj të rënë të flaken përfundimisht në furrën e zjarrtë. Ata e dinë këtë.
Nën drejtimin e Satanit ata tani po i shtojnë planet e tyre dhe çdo sekondë të ditës ata shkaktojnë shkatërrim nëpër botë.
Fëmijët e Hyjit duhet ta dinë se plani i tyre është që të rrëmbejnë çdo gjë që është e çmuar për Hyjin, Atin e Gjithëpushtetshëm.
Ja se përse ata i vënë të parat nën shënjestër Kishat e Tij të Shenjta në Tokë.
Kur ata depërtojnë në Kishat e Hyjit, ata depërtojnë tek fëmijët e Hyjit.
Zgjohuni, fëmijë, ndaj çfarë po ndodh përpara syve tuaj. Ju duhet të qëndroni vigjilentë në çdo kohë.
Lutuni, lutuni, lutuni që ju të bekoheni me Hiret për ta dalluar të ligun, kur ai t’ju paraqitet sikur të ishte pjesë e planeve të Hyjit, kur në të vërtetë nuk është.
Do të kërkohet besim i fortë dhe pranim i të Vërtetës që gjendet në këto Mesazhe nga Qielli, për të qëndruar në Udhën e Vërtetë drejt Jetës së Përjetshme.
Jeta e përjetshme është për t’u mirëpritur, fëmijë, dhe kurrë nuk duhet refuzuar në favor të premtimeve të rreme.
Këto premtime të rreme po i paraqiten botës në këto kohë nga ata që i drejtojnë kombet tuaja dhe që mund të jenë të influencuar nga mbreti i gënjeshtrave.
Shkoni dhe hapini sytë, fëmijë, dhe dëgjoni, hetoni dhe meditoni gjithçka që t’ju paraqitet në Emër të Hyjit.
Mbretëresha juaj e dashur e Paqes
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/12/virgin-mary-go-and-open-your-eyes-children-and-listen-question-and-contemplate-all-that-is-presented-to-you-in-the-name-of-god/