Bija ime, këto muaj kanë qenë një kohë e vështirë, jo vetëm për ty, por për të gjithë fëmijët e Mi të dashur.
Unë Jam Ati i Krijimit dhe i Dashurisë, me një pasion të thellë për secilin fëmijë Timin, pavarësisht se sa ata më fyejnë Mua.
Kërkohet kaq shumë përgatitje për të ndihmuar në përgatitjen e shpirtrave për Ardhjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit.
Një pjesë e madhe e njerëzimit po vuan në këtë periudhë për shkak të persekutimit. Ky persekutim nuk ka të bëjë vetëm me varfërinë dhe mungesën e parave, por edhe me urinë e shpirtit.
Si Ati i gjithë njerëzimit, Unë Jam gati për ta dërguar Birin Tim të kthehet që të rivendosë Fronin e Tij Legjitim.
Vetëm Unë e njoh atë kohë. Madje as Biri Im nuk është në dijeni të datës.
Unë mund t’ju them se do të jetë së shpejti dhe se shumica e këtij brezi, që janë gjallë sot në botë, do të jetojnë për Ditën e Kthimit të Birit Tim në Lavdi të Madhe.
Unë tani përgatitem që t’i mbledh të gjithë fëmijët e Mi ndërsa i largoj ata nga humnera e tmerrshme e vuajtjeve që iu është dashur të duronin në shkretëtirë.
Kjo shkretëtirë ishte krijuar nga dora e Luciferit dhe e të gjithë engjëjve të tij të rënë, të cilët janë endur nëpër Tokë që nga rënia e Adamit dhe Evës.
Sot, shumë nga fëmijët e Mi e kanë të pamundur për të besuar tek Unë, Hyji, Krijuesi dhe Ati i tyre.
Unë i kam bekuar fëmijët e Mi me inteligjencën dhe me një vullnet të lirë të pavarur, ku mund të zgjedhin cilëndo mënyrë që ata vendosin për t’i jetuar jetët e tyre.
Për t'i udhëzuar ata drejt Mbretërisë Sime Unë iu dhashë atyre 10 Urdhërimet që janë të gdhendura në gur.
Ato kurrë nuk kanë ndryshuar, por fëmijët e Mi e ndjenin se ishin më të zgjuar nga sa janë dhe krijuan kuptime të reja, të cilat janë të papranueshme për Mua.
Kjo periudhë e mbarimit të pushtetit të të gjithë demonëve të dëbuar, të cilët kanë vërshuar nëpër Tokë, është pothuajse drejt fundit.
Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Mi që të dëgjojnë. Koha juaj mbi Tokë, ashtu si ju e njihni, po shkon drejt fundit.
Por është një Tokë e re, një Parajsë e Re që po ju pret.
Ajo do të tejkalojë çdo gjë që ju mund ta imagjinonit ndonjëherë dhe ka qenë përgatitur prej kaq kohësh, me dashuri për çdo burrë, grua dhe fëmijë.
Më në fund Unë do ta bashkoj të gjithë familjen Time të çmuar dhe ne do të jetojmë të gjithë në harmoni, paqe, dashuri dhe gëzim në përjetësi.
Për ata që refuzojnë të hyjnë në Parajsën e Re, Unë do të bëj çdo gjë në Fuqinë Time për t'ju ndaluar që t'i ktheni kurrizin trashëgimisë, e cila është e juaja me të drejtë.
Për shkak të Dhuratës së vullnetit tuaj të lirë, të cilën Unë kurrë nuk do ta heq prej jush, zgjedhja është e juaja.
Gjithçka që kërkohet është një kthim i kokës suaj dhe hapja e zemrës tuaj.
Pastaj ju duhet të vraponi në Krahët e Mi në mënyrë që Unë të mund t'ju marr në shtëpi.
Kjo është dëshira Ime më e dashur dhe më e çmuar, që t’i marr të gjithë fëmijët e Mi të dashur në shtëpi drejt vendit legjitim, të cilit ata i përkasin.